Historia e Lamine Yamal është një nga ato që u tregohet fëmijëve të vegjël, si një përrallë me fund të lumtur. Futbollisti i Barcelonës nuk i ka pasur të gjitha "të shtruara" pasi familja e tij është hasur me varfërinë. Pikërisht nga gjendja e vështirë ekonomike i ka fillesat edhe emri i tij, ndërsa historia është interesante.
Gazeta spanjolle 'Tribuna' publikoi një histori interesante rreth emrit të Yamal. Konkretisht, sulmuesi anësor ka emrin “Lamine Yamal” në pjesën e pasme të fanellës së tij, por ky emër nuk lidhet me familjen e tij.
Pas emrit të adoleshentit fshihet një histori prekëse me mirënjohjeje të pastër. Emri i tij i plotë është Lamine Yamal Nasraoui Ebana. Nasraoui është mbiemri i babait të tij dhe Ebana është mbiemri i nënës së tij.
Sipas 'Tribuna', 17-vjeçari 'u pagëzua' sipas dy burrave krejtësisht të panjohur, të cilët e ndihmuan familjen e tij të paguante qiranë gjatë periudhës më të vështirë të rinisë së babait të tij. Emrat e dyshes ishin Lamine dhe Yamal.
Si nderim, babai i Yamal u bëri atyre një premtim se nëse do të kishte ndonjëherë një djalë, ai do të quhej sipas njerëzve që e ndihmuan në ditët e tij më të vështira. Dhe kështu ndodhi.
Lamine Yamal me të atin dhe gjyshen, vite më parë
Komente
