Bota

Lampeduza, ankorohet me forcë anija ”Sea-Watch”, arrestohet kapitenia Carola Rackete

29 Qershor 2019, 15:25| Përditesimi: 29 Qershor 2019, 15:28

  • Share

Anija ”Sea-Watch” u ankorua me forcë dje në mbrëmje në portin e Lampeduzës, dhe kapitenia Carola Rackete u arrestua, pasi ia arriti të zbarkonte të 40 migrantët e bllokuar në bord prej 17 ditësh.

Ministri i Brendshëm italian e denoncoi si një veprim kriminal, një akt lufte duke kërkuar burg për gjermanen, e moshës 31 vjeçe, dhe premtoi se do të vendoste nën sekuestro anijen dhe do të gjobiste rëndë OJQ-në.

Të mërkurën, kapitenia e anijes humanitare, pas pohimit se nuk i trembej burgut, kundërshtoi bllokadën në ujërat territoriale italiane të vendosura nga Salvini, në bazë të një dekret-ligji i cili ka hyrë në fuqi në qershor. Anijes iu desh të ndalonte rreth një milje përballë portit të vogël të Lampeduzës, dhe ku qëndroi e bllokuar që atëherë.

Pas 60 orë të tensionuara për migrantët në bord, Carola Rackete u detyrua në fund të kalojë me forcë bllokadën, pavarësisht anijes së patrullimit të policisë e ngarkuar për të penguar ankorimin e anijes.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?