Politikë

Lamtumira e Anastasit/ Dy kryeministrat takim 'kokë më kokë' pas ceremonisë, Rama: Jemi miq, gjithçka është në rregull! Mitsotakis: Çdo problem duhet ta zgjidhim me dialog (VIDEO)

30 Janar, 19:58| Përditesimi: 30 Janar, 20:38

  • Share

TIRANE-  Një takim kokë më kokë mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Ram dhe kryeminsitrit të Greqisë Kyriakos Mitsotakis është mbajtur pas ceremoninë mortore të kryepeshkopit Anastas në katedralen 'Ngjallja e Krishtit'

Media greke ERT News shkruan se takimi është mbajtur pas përfundimit të funeralit të Kryepiskopit Anastas. Nuk dihet se ku është mbajtur takimi por në videot e postuara nga mediat greke duket që të dy kryeministrat kanë qenë bashkë në drekën e organizuar në hotel Tirana pas ceremonisë së varrimit 

"Pati një takim kokë më kokë midis Kyriakos Mitsotakis dhe Edi Ramës, ndërsa u pasqyrua ideja e unitetit që përfaqësonte Anastasi, me dy kryeministrat që biseduan në një atmosferë shumë të ngrohtë me Patriarkun Bartolomeo, Kryepiskopët e Qipros dhe Jerusalemit, shkruan media greke ERT News.

Ndërkohë, Edi Rama e përshëndeti Kyriakos Mitsotakis me një përqafim, shkruan më tej media greke.

"Kemi marrëdhënie të mira dhe duhet të kemi marrëdhënie të mira. Jemi vende fqinje dhe duhet të zgjidhim me dialog çdo problem që ekziston," theksoi zoti Mitsotakis.

"Jemi miq. Ai erdhi këtu dhe unë kam nderin të jem një mikpritës i mirë. Kështu, pimë një kafe, diskutuam për gjëra të ndryshme dhe nuk kam asgjë për të ndarë me ju. Nuk ka problem. Gjithçka është në rregull," deklaroi nga ana e tij Edi Rama.

Të dy liderët nuk zbuluan saktësisht se çfarë diskutuan, pasi në raste të tilla si ai i sotmi, marrëdhëniet dypalëshe nuk përbëjnë një çështje madhore.

Pamja, megjithatë, reflektonte besimin dhe qëndrimin e Anastasit për jetën, se feja mund të bashkojë, edhe në një botë thellësisht të ndarë, edhe në një rajon si Ballkani, ku tradicionalisht fetë kanë funksionuar ndarësisht.

Anastasi ishte hierarku që njëkohësisht mund të shuguronte klerikë shqiptarë, të shpallte shqipen si gjuhë zyrtare të Kishës, por edhe të fliste apo të këndonte brenda kishave në gjuhën greke. Për më tepër, gjatë shërbesës mortore sot u dëgjuan si shqipja, ashtu edhe greqishtja shkruan .ERT News

K.M/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Korce: 30/01/2025 22:57

    Foto që ilustron lajmin është fotoja më e bukur. Ajo që tregon se si dy popujt e duan njëri tjetrin por disa anadollakë me orën e mbetur para 100 vjetësh nuk dinë se ku jetojnë dhe mbjellin urrejtje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?