Lamtumira e fundit, Paolo Rossi përcillet nga të gjithë ish-shokët e skuadrës që ‘pushtuan’ botën

12 Dhjetor 2020, 14:51| Përditesimi: 12 Dhjetor 2020, 14:52

  • Share

I është dhënë sot lamtumira e fundit ish-kampionit të Botës me Italinë Paolo Rossi i cili vdiq 3 ditë më parë në moshën 64-vjeçare për shkak të një sëmundje të rëndë. Para se të dërgohej në banesën e fundit homazhet për golashënuesin e Botërorit në vitin 1982 u kryen në Katedralen e Vincenzës. Të pranishëm ishin të gjihë ish-futbollistët e Italisë të cilët në atë vit bënë krenar kombin.

Arkivoli u mbajt nga bashkëlojtarët e “Pablitos”: Tardeli, Kabrini, Antonjoni, Kolovati, Altobeli, Franko Kauzio, Gabriel Oriali, Xhuzepe Dosena, Daniele Masaro, Xhuzepe Bergomi, Franko Barezi dhe Xhuzepe Gali.

Në ceremoni janë lejuar vetëm 250 veta për shkak të gjendjes së pandemisë së koronavirusit. Gjatë kohës që trupi i tij po përcillej drejt banesës së fundit, qytetarët duatrokitën për sukseset dhe arritjet që Paolo arriti në futbollin italian.

“Nuk kam humbur thjesht një shok skuadre, por një mik dhe vëlla të vërtetë. Së bashku luftuam, fituam dhe humbëm dhe ngriheshim në këmbë pas çdo dështimi. Ishim pjesë e një grupi. Nuk e prisja që të largohej kaq shpejt, por sërish ne do të ecim së bashku”, u shpreh ish-mbrojtësi i Juventusit dhe Italisë Antonio Kabrini.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?