Lamtumira e fundit për të renë që frymëzoi dhe përloti Mianmar, vdiq e veshur me bluzën  'Çdo gjë do të jetë në rregull'

4 Mars 2021, 14:48| Përditesimi: 4 Mars 2021, 16:42

  • Share

Mijëra persona u mblodhën Enjten për varrimin e 19 –vjeçares nga Mianmari e cila u qëllua për vdekje gjatë protestave të Mianmarit kundër grushtit të shtetit një ditë më parë.

Kyal Sin, e njohur si Angel, në momentin që vdiq kishte veshur një bluzë në të cilën ishte e printuar thënia "Gjithçka do të jetë në rregull". Qytetarët kënduan këngë revolucionare dhe brohorisnin parulla anti-grusht shteti.

E vetëdijshme për rreziqet e pjesëmarrjes në protesta, ajo kishte shkruar grupin e saj të gjakut në Facebook dhe kishte kërkuar që organet e trupit të saj të dhuroheshin në rast të vdekjes.

Për të renë janë shpërndarë edhe mijëra mesazhe online, duke e quajtur  një "hero".

Që prej grushtit të shtetit ushtarak të 1 Shkurtit, Mianmar është përfshirë nga protestat që kërkojnë lirimin e udhëheqësve të zgjedhur të ndaluar.

Më shumë se 54 njerëz kanë vdekur që nga fillimi i protestave, sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, megjithëse raporte të tjera raportojnë të dhëna edhe më shqetësuese.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?