Gigi Buffon tërhiqet nga futbolli i luajtur në moshën 45-vjeçare. Portieri njoftoi largimin në kanalet e komunikimit, teksa e ardhmja e tij shihet si ndihmës trajner i Roberto Mancinit te kombëtarja e Italisë.
"Mbaron këtu. Ti më ke dhënë gjithçka. Unë të dhashë gjithçka. Ne fituam së bashku", shkruan Buffon në një postim duke shoqëruar një video me të gjitha arritjet e tij në karrierën 28-vjeçare në portë, nga fillimet e tij me Parmën e deri te triumfet me fanellën e Juventusit dhe kombëtares së kaltër, që kulmoi me fitoren e Kupës së Botës në 2006.
Portieri e përfundoi më herët kontratën me Parmën, e cila do të skadonte në vitin 2024. Një karrierë si trajner është në horizont dhe ndër hipotezat më të mundshme është ajo e trajnerit të portierëve të kombëtares italiane të drejtuar nga Roberto Mancini.
Në karrierën e tij të gjatë, Buffon ka luajtur me Parmën, Juventusin, PSG-në dhe Italinë, duke shënuar 1151 ndeshje, një Kupë Bote të fituar dhe 10 tituj të Serie A.
That's all folks!
— Gianluigi Buffon (@gianluigibuffon) August 2, 2023
You gave me everything.
I gave you everything.
We did it together. pic.twitter.com/bGvIDsoFsG