Të emocionuar, të prekur, thellësisht të trishtuar për vdekjen e "Papës që na deshi të gjithëve", disa burra dhe gra pjesë grupit 'Ultimi' që përfaqësojnë shtresat e margjinalizuara kanë dhënë një intervistë për mediat.
Dëshmitë vinë nga refugjatë, persona transgjinorë, ish-prostituta, të varfër e të përjashtuar. Janë fjalët e atyre që Papa Françesku i bëri të ndihen të parë, të pranuar dhe të dashur. Në ditët e lamtumirës për Papën, ata tregojnë historitë e tyre dhe lidhjen njerëzore me të.
Tamara ish-punonjëse seksi vjen nga Argjentina thotë se:
"Në moshën katërvjeçare humba prindërit. U rrita me gjyshërit, por kur ata vdiqën, në moshën njëmbëdhjetëvjeçare, halla më nxori nga shtëpia. Fillova të jetoja në rrugë, duke kërkuar vëllezërit e mi, por askush nuk më donte për shkak të ndryshimit tim".
Ajo e njohu Françeskun kur ishte ende në rrugë:
"Nuk kam problem të pranoj punën që më ka ushqyer gjatë gjithë këtyre viteve, para se ta lija dy vite më parë. Dhe Papa Françesku nuk na gjykonte. Na ka ndihmuar shumë. Na sillnin me autobus dhe na çonin në Vatikan. Ishte gjithmonë i gatshëm. Falë tij bëmë vaksinën. Dhe sot jam shumë e pikëlluar», thotë ajo, duke prekur kryqin e bardhë që ka në qafë. «Por nuk duhet të jemi të trishtuar, sepse ai tani pushon në paqe."
Motër Rita Giaretta, nga urdhri i ursulinëve të Zemrës së Shenjtë të Marisë, fton që të mos i quajmë shtresat e margjinalizuar si "të fundit":
"Janë njerëz që po kalojnë një moment të vështirë. Nuk janë mbetje. Jemi ne ata që i bëjmë të tillë. Ata janë njerëz me ëndrra e dëshira, si ne të gjithë». Ajo kishte shoqëruar një grup vajzash, viktima të trafikut, të cilat janë strehuar në një strukturë që e menaxhojnë ato vetë. Nuk ndihesha më si njeri, isha mall që shitej dhe falhej. Ndihesha si kafshë. Si një send."
Sipas motrës Rita, fakti që Papa Françesku i deshi pranë në pjesën e fundit të udhëtimit drejt qiellit ishte mënyra për të dhënë mesazhin më të rëndësishëm.
"Ai na thotë: Duhet t’i çlironi, mos i lini aty ku janë – u ktheni dinjitetin. Ky gjest sot bërtet një pyetje: Në cilën anë qëndroni? Në anën e jetës dhe të dinjitetit të pafund, apo në anën e fitimit që krijon mbetje? Papa Françesku na tregoi në cilën anë duhet të jemi. Dhe sot ai i thotë secilit prej nesh: “Shko.”-thotë Rita.
Antonino ka mësuar nga Papa Françesku se 'duhet t’i përgjigjemi dëshpërimit dhe ai shprehet se Papa e ndihmoi komunitetin e tij:
"Mund t’i ndodhë kujtdo. Më ka ndodhur edhe mua. Pastaj dikush më ndihmoi, komuniteti i Sant’Egidio-s më priti, dhe më në fund munda të ndihesha se nuk isha më vetëm. Atëherë fillova edhe unë të ndihmoja të tjerët. Dhe kur një ditë erdhi Papa Françesku, më tha: “Duhet të vazhdosh sa kohë të kesh fuqi. Nuk duhet të ndalesh. Atëherë vazhdova të përpiqem t’u jap një buzëqeshje atyre që nuk kanë askënd që t’i bëjë të buzëqeshin. U japim një darkë, batanije. Dhe unë ndihmoj dhe u them: nëse rruga merr tatëpjetën, duhet të gjesh mënyrën të ngrihesh dhe të ecësh drejt këtë ma ka mësuar ai."
Mirta, 46 vjeç dhe nënë e nëntë fëmijëve, mban për dore të vajzë e parafundit gjashtë vjeçe.
"Është ajo që deshi të vinte. Është shumë e pikëlluar që ka vdekur ky Papa i mirë. Nuk e kam parë kurrë nga afër, por edhe unë jam shumë e trishtuar. Ai i donte të gjithë. Ka shkuar edhe në burg. Kërkoi që të bëhej një amnisti apo diçka e ngjashme."-tha 46-vjeçarja.
Në funeralin në Sheshin Shën Pjetër mori pjesë edhe një grup sirianësh, të cilët Papa i mori me vete kur shkoi në Lesbos: i mori në avionin e tij dhe, sapo arritën në Itali, kërkoi nga komuniteti i Sant’Egidio-s t’i ndihmonte që të rregullonin dokumentet dhe të integroheshin./Corriere Della Sera
Komente
