Sociale

Lamtumira për Papa Françeskun, nderime edhe në Tiranë! Besimtarët: I madhërishëm, qoftë i nderuar

26 Prill, 17:17| Përditesimi: 26 Prill, 17:27

  • Share

“Dyert e Katedrales Katolike të Shën Palit në Tiranë kanë qenë të hapura këtë të shtunë për të nderuar figurën e Papa Françeskut. Paralelisht me homazhet që mbahen në Vatikan, edhe në vendin tonë kanë të shumtë besimtarët, të cilët kanë ndezuri qirinj apo janë lutur për shpirtin e Papës.”

“Ka qenë një papë i madhërishëm. Ka bërë që ta duan shumë dhe mungon. Ka qenë vërtet papë i të gjithëve. E kemi dashur vërtet shumë edhe sepse ka bërë shumë në të gjithë botën. Sot është dita e tij dhe është e nevojshme t’i dedikojmë mendime të rëndësishme.”

“Ka qenë një papë i madh. Më vjen keq dhe shpresojmë që ai që  vjen pas tij  të ecë në rrugën e tij, sepse ka qenë i madh, një inovator në kohët tona.”

“Kemi ardhur për të nderuar papën, të ndezim një qiri për shpirtin e tij. Qoftë i nderuar me Zotin.”

“Besoj shumë. Kam kaluar shumë vështirësi në jetë dhe gjithmonë më ka ndihmuar Zoti.  Papa Françesku ka qenë  njeri i Zotit, unë e desha. Më erdhi keq që vdiq.”

Katedralja Katolike do të jetë e hapur gjatë gjithë ditës për të pritur të gjithë ata që duan të nderojnë figurën e Papës në këtë ditë të udhëtimit të tij në botën e përtejme.

SI.E./E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?