Sociale

'Lamtumirë' Abetare! Nxënësit e klasave të para aktivitete për festën e shkronjave (VIDEO)

18 Maj 2019, 16:29| Përditesimi: 18 Maj 2019, 16:43

  • Share

Nxënësit e klasave të para kanë mbyllur ciklin më të rëndësishëm të këtij viti shkollor, përfundimi e librit të abetares. Ambientet e shkollave në të gjithë vendin janë pushtuar këto ditë nga festimet për festën e shkronjave, duke kremtuar kështu këtë etapë të rëndësishme të arsimimit.

Edhe klasat e para në shkollën “Edith Durham” në Tiranë kanë organizuar një festë me këtë rast, duke shfaqur tek prindërit dhe të ftuarit të gjithë atë që kanë përftuar në vitin e parë të arsimimit të tyre.

Pas përfundimit të misionit të mësimit të shkronjave shqipe, tashmë fëmijët do të kalojnë në një fazë tjetër, duke u përshëndetur edhe me librin e tyre të parë.

G.M./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?