Jorginho

Sport

Lamtumirë dhe emocione, Jorginho përshëndet Arsenalin: Nuk do ju harroj kurrë

28 Maj, 15:22| Përditesimi: 28 Maj, 15:23

  • Share

Mesfushori italo-brazilian, Jorginho ka përshëndetur Arsenalin me një mesazh emocional, teksa aventurës së tij në Londër i ka ardhur në fund. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, 32-vjeçari ka falenderuar klubin, shokët e skuadrës dhe tifozët për mbështetjen e jashtëzakonshme gjatë periudhës që kaloi në “Emirates”.

“E dini, ndonjëherë sezoni është më shumë se vetëm futboll. Ka të bëjë me momentet, me njerëzit, me rritjen. Është diçka që të bën të ndihesh pjesë e diçkaje më të madhe se vetja”, tha Jorginho në mesazhin e tij prekës.

Mesfushori i cili iu bashkua Arsenalit në janar të vitit 2023 nga Chelsea, do të largohet si lojtar i lirë, ndërsa është pranë një transferimi te Flamengo në Brazil. Sipas raportimeve, ai synon të luajë me gjigandët brazilianë në Kupën e Botës për Klube, që nis më 14 qershor.

“Kur erdha te Arsenal, nuk erdha vetëm në një klub, por në një familje, shumë të uritur dhe të pasionuar, me objektiva. Kam dhënë gjithçka, çdo ditë, çdo ndeshje, jo vetëm për rezultatet, por për këtë fanellë, për këta tifozë.

Edhe nëse e nisa nga minuta e parë apo nga pankina, ju më bëtë të ndihesha i vlerësuar dhe i dashur. Kjo është e rrallë në futboll dhe nuk do ta harroj kurrë”, thotë ai.

Jorginho e mbyll aventurën e tij në Premier League me kokën lart dhe mirënjohje për klubin londinez.

“Kur në një vend ndihesh si në shtëpi, të thuash lamtumirë nuk është kurrë e lehtë. Por unë largohem me kokën lart dhe zemrën plot. Faleminderit, Arsenal” përfundoi ai.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?