Giorgio Armani përcillet në banesën e fundit

Bota

Lamtumirë Giorgio Armani! Ikona e modës përcillet në banesën e fundit

8 Shtator, 16:57| Përditesimi: 8 Shtator, 17:00

  • Share

Kambanat po bien, arkivoli largohet ngadalë nga kisha, i shoqëruar nga gjashtë persona. Ceremonia mortore i ikonës së modës Giorgio Armani, i mbajtur privatisht në kishën e San Martino di Rivalta, ka përfunduar.

Sipas mediave fqinje, shumë pak njerëz u lejuan të hynin. Gazetarë, fotografë, kameramanë dhe adhurues të tij mbetën jashtë portave, por pavarësisht turmës, heshtja mbretëroi gjatë gjithë ceremonisë. Vetëm kur mbërriti arkivoli, rreth orës 14:15, u thye zhurma e zbehtë e pritjes nga duartrokitjet e vazhdueshme dhe një ‘shi’ me petale trëndafili të bardhë.

Mbreti George kishte lënë si dëshirë të fundit disa vite më parë, që të prehej në vendin ku familja e tij kishte gjetur strehim gjatë Luftës së Dytë Botërore, në fshatin mesjetar Rivalta në jug të Milanos - ku prehen prindërit  dhe vëllai i tij.

Mbreti i modës, 91-vjeç ndërroi jetë më 4 shtator. Lajmi tronditi të gjithë, pasi Armani kishte punuar deri në ditët e fundit. Vetëm pak ditë më parë kishte njoftuar blerjen e “La Capannina”, një hap që e përshkroi si “një gjest afektiv, një rikthim tek rrënjët”.

Pikërisht aty, në vitet ’60, ai kishte njohur Sergio Galeottin, që do të bëhej partneri i tij i jetës dhe i punës. Madje, pak ditë para ndarjes nga jeta, kishte miratuar vetë të gjitha veshjet e koleksionit të 50-vjetorit, i cili do të prezantohej në javën e modës këtë muaj.

Fjalët e fundit që la në rrjetet sociale ishin: “Shenja që shpresoj të lë pas është ajo e përkushtimit, respektit dhe vëmendjes për njerëzit dhe realitetin. Prej aty nis gjithçka”.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Masakra me 2 viktima në Shkodër, sa të sigurt ndiheni?