Me lotët që i kapërdin me vështiresi dhe mjekren që i dridhet, Najada Anamali e ka të vështirë të flasë në ditën e lamtumirës së bashkëshortit. Kaluan bashkë dy dekada dhe sollën në jetë dy fëmijë, djalin 17-vjeç, që sot i mban dorën dhe vajzën. Mes dhimbjes Najada tregon se momentin kur mesoi per incidentin ne liqen por nuk do ta besonte kurrë se Arbeni ishte ishte mbytur...
Najada Anamali, Bashkeshortja e dëshmorit Arben Anamali: “E morëm vesh nga një koleg që punonte me Arbenin. Më tha në telefon, Ada hajde në Shirokë se ka pësu aksident Arbeni, mendova se është vra (dëmtu) jo se ka humb jeten. Ka qenë shumë mirë me shëndet, ska pas asnjë problem, s’ma mori mendja se është mbyt. Ai ishte i zoti ne punen e tij. Dhimbja është shumë e madhe.... Nuk e mendova kurrë…!”.
Kapiten, Arben Anamali, i cili u flijua për të shpëtuar turistët izraelitë, ka lënë në dhimbje gruan, fëmijët në moshë adoleshence dhe nënën e moshuar.
“Dhimbja është e madhe për nënën e tij që e kena në shtëpi, për mua, djalin e vajzën”, shprehet me tej Najada.
Najada do ta kujtojë gjithmonë të shoqin si njeriun me shpirt të madh që bënte gjithçka për të tjerët. Ashtu ndodhi dhe pasditen e së martës, kur kapiteni i anijes “Buna” u hodh në liqen për të shpëtuar jo 2 por 7 turistë. Ata kishin hyrë për tu larë në liqen dhe për shkak të erës rrezikuan mbytjen. Kapiteni i kishte paralajmëruar për rrezikun por turistët nuk e dëgjian. Ai nuk i la vetëm, u hodh në liqen, i shpëtoi, madje duke hequr dhe jelekun prej trupit të tij.
“Ai edhe jelekun ua dha turistëve. Kane qenë 5-7 turistë në ujë, numri i saktë s’dihet...por për ne është dhimbje e madhe. Ai bëri sakrificë...”, tha Nadaja Anamali.
Nipi, Mirsad Isufi kërkon që institucionet të mos e harrojnë aktin e tij sublim:
“Shpresojmë të mos harrohet dhe të respektohet si hero. Boll të ndihmohen fëmijët e tij, gruaja dhë nëna. Akti I tij…skena fjalë. Ishalla ska me u harru…”
Arben Anamali u shpall Dëshmor i Atdheut pas aktit të jashtëzakonshëm të sakrificës. Në ceremoninë mortore morën pjesë familjarë, qytetarë të Shkodrës dhe përfaqësues të pushtetit lokal e qendror. Ndërsa Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dërgoi një letër ngushëllimi për familjen Anamali.
Prefektja Majlinda Angoni tha se “Shprehim ngushellim, solidaritet dhe mbështetje. Jemi krenarë për aktin sublim të tij, e dhimbshme për moshën e re...”
“Në emër të bashkisë shprehim ngushëllime. Do mbetet i paharruar për ne si punonjës i mirë e që e donin të gjithë”, tha Teuta Qyteza, nenkryetare e bashkisë së Shkodrës.
Arben Anamali, 50 vjeç, humbi jetën më 8 korrik në liqenin e Shkodrës. Ai u shpëtoi jeten turisteve por vete nuk mundi te kthehej ne anijen qe drejtonte me pasion e përkushtim...
Heroi do të mbetet përjetësisht në kujtesën e një qyteti që sot e percolli me nderime.
Komente

Po të ishin mbyt izraelitët? Kapitenin e shkretë do e kishim në burg sot, por do të ishte gjallë të paktën...sepse të vegjlit e hanë gjithmonë! Tashti asht hero, dëshmor, etj. Shteti duhet të ndihmojë familjen e tij financiarisht dhe gjithashtu izraelitët, që ikën siç izraelitët dinë të ikin, duhet që fajin moral t'a përkthejnë në shpërblim material, sepse kështu i'a kërkon edhe besimi i tyre antik. Përndryshe kur të takojnë Medinë, me siguri nuk do t'a kenë punën mirë...ka lënë gruan me dy fëmijë jetim, ka nevojë për mbështetje konkrete, jo për lloqe heroizmash.
PërgjigjuProblemi shtrohet PSE skishin turistet jelek shpetimi ne anije? Know esht ceshtja o shoku.per kapitenin o Shok ngushellime Po vet shpallja hero I popullit I jep 100 mil lek DHE pension per femijet Deri SA te mbarojn shkollen e karte.plus shkoll falas NGA shteti.