Lamtumirë kostume klasike, aktori Brat Pitt guxon me pamjen e re

17 Shkurt 2023, 19:17| Përditesimi: 17 Shkurt 2023, 20:04

  • Share

Brad Pitt, një nga meshkujt më simpatikë në planet, mori gjithë vëmendjen teksa  u shfaq në Nju Jork për xhirimet e filmit Wolves.

Aktori 59-vjeçar ka guxuar të kombinojë një kapuç leshi të lirshëm me një triko shumëngjyrëshe, blu, rozë dhe  mustardë. Pantallonat që zgjodhi ishin xhinse të çelura

Kjo paraqitje nuk është e vetmja, përkundrazi aktori së fundmi duket se ka kaluar në një fazë të re stilistike, me paraqitje të guximshme dhe origjinale.

Ai e filloi atë disa muaj më parë kur u shfaq me një fund për të promovuar Bullet Train. Në pamjet e tjera të kapura nga kamera, aktori që luan me mikun e tij të vjetër George Clooney në filmin Wolves, u shfaq i relaksuar. Në veçanti, Brad kishte vënë në kokë kapele të thurur, dhe një triko po ashtu të thurur, gati të grisur nga të katër anët.

Pantallonat e stilit mozaik kombinuar me pëlhura të ndryshme duke përfshirë lëkurën e deleve në ngjyrë kremi me shirit ngjyrë kafe në pjesën e pasme. Dhe I gjithë ky stil u plotësua me atlete të bardha.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?