Lamtumirë muzikë! Elton John e mbyll turneun në Suedi: Jeni në mendjen, zemrën dhe shpirtin tim! Në 50 vjet realizoi 4600 performanca në mbarë botën

9 Korrik 2023, 12:46| Përditesimi: 9 Korrik 2023, 13:20

  • Share

Ylli i muzikës pop, Elton John u ka thënë fansave të tij se do të ishin gjithmonë në “mendjen, zemrën dhe shpirtin” e tij ndërsa mbylli dje shfaqjen e fundit të turneut të tij lamtumirës në Suedi në mënyrë spektakolare.

76-vjeçari ka udhëtuar rreth globit duke performuar shfaqjen e tij “Fareëell Yelloë Brick Road” që nga viti 2018 dhe nata e tij e dytë në ”Tele2 Arena” në Stokholm i dha fund koncertit të tij të 330-të.

Ai siguroi se ndalesa e tij e fundit do të ishte e paharrueshme pasi gjatë setit dy orë e gjysmë ai performoi 23 nga këngët e tij hit dhe veshi katër kostume verbuese.

Në stilin flamboyant klasik, këngëtari veshi një xhaketë kostum të zi me rruaza të kuqe, blu dhe argjendi në xhaketë së bashku me një palë syze dielli të tij të kuqe, ndërsa doli në skenë për të hapur me “Bennie And The Jets”.

Ai interpretoi edhe “Border Song”, që ia kushtoi së ndjerës Aretha Franklin.

Vazhdoi atë me një performancë të gjallë të këngës së tij hit “Tiny Dancer”, “Have Mercy On The Criminal” dhe klasike të tij “Rocket Man” – kënga që i dha emrin e saj biografisë së tij.

Një interpretim emocional i “Candle In The Ëind” ishte gjithashtu në listën e këngëve, të cilën ai e performoi në funeralin e Dianës, Princeshës së Uellsit në 1997 – duke përshtatur tekstin për të pasqyruar jetën e saj.

Këngëtari 76-vjeçar ka fituar pesë çmime Grammy në një karrierë spektakolare që përfshin 50 vjet dhe afro 4600 performanca në mbarë botën.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?