I jepet sot lamtumira e fundit prezantuesit italian Pippo Baudo, i cili ndërroi jetë në moshën 89- vjeçare më 16 gusht.
Ceremonia po zhvillohet në Kishën e Santa Maria della Stella, dhe drejtohet nga Ipeshkvi i Dioqezës së Caltagirone, Imzot Calogero Peri, ndërsa të pranishëm janë familjarë, qytetarë dhe personalitete të shquara dhe politikanë.
Mes lutjeve dhe përkëdheljeve për turmën, Ipeshkvi rrëfeu javët e fundit të Pippos.
“Sidomos në këto muajt e fundit të jetës së tij, ai ndjeu këtë dëshirë për të përmbledhur, për të kuptuar se në disa mënyra, vetëm suksesi nuk sjell lumturi.” Këto janë fjalë që të bëjnë të mendosh, edhe për ata që besojnë se televizori është thjesht shkëlqim dhe xixa.
Ati Albanese theksoi se si Baudo, kohët e fundit, kishte qënë në ndikimin e morfinës.
"Javët e fundit ishin një kohë vuajtjesh të mëdha për Pippo Baudon. Ai ishte nën ndikimin e morfinës, por i kthjellët. Me vdekjen e Pippo Baudo-s, një libër është mbyllur, pothuajse një shekull historie. Por nuk është vetëm historia e RAI-t, është historia e Italisë, e vendit të bukur, dhe sot, kur e shohim atë arkivol, duhet të kujtojmë se, po, ai libër është mbyllur, por përmban shumë kujtime që duhet t'i ruajmë dhe, e përsëris, ato janë njohuri që nuk janë vetëm kulturore, por mbi të gjitha shpirtërore", shtoi Don Giulio Albanese.
Pippo Baudo, prezantuesi që bëri histori në televizionet italiane, u nda nga jeta më 16 gusht. Ai lindi në Militello Val di Catania më 7 qershor 1936. Prezantues, mbajtës rekordi i Festivalit të Muzikës Sanremo (i prezantuar nga skena për 13 edicione) dhe një zbulues talentesh, ai u shfaq në ekranet televizive italiane për më shumë se 60 vjet.
Komente
