Lancohet raketa Falcon 9, ekuipazhi amerikan shkon sërish në hapësirë pas 9 vitesh

30 Maj 2020, 22:35| Përditesimi: 30 Maj 2020, 23:51

  • Share

SHBA lancohet zyrtarisht në hapësirë me një ekuipazh amerikan pas 9 vitesh. Ka qenë SpaceX e Elon Musk në bashkëpunim me NASA-n që kanë ngritur mbrëmjen e sotme në orën 21:22 flamurin amerikan sërish në hapësirë.

Lëshimi i suksesshëm i raketës Falcon 9 nga Qendra Hapësinore Kennedy ka dërguar dy austronautët  Robert Behnken dhe Douglas Hurley në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor.

Për shkak të motit të keq nisja e raketës Falcon 9 kishte 50 % mundësi të anulohej, por në 45 minutat e fundit retë u larguan dhe nisja ishte e suksesshme.

Falcon 9 shënon dhe herën e parë që një kompani private si SpaceX të dërgojë në hapësirë ​​astronautë. Ngritja e raketës së sotme ishte tentativa e dytë, kur e para u zhvillua në mërkurën, por u anulua për shkak të motit të keq duke detyruar dy astronautët të dilnin nga kapsula hapësinore.

Ngritja e Falcon 9 u ndoq edhe nga presidenti i SHBA, Donald Trump dhe zv.presidenti Mike Pence.

Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe zv.presidenti Mike Pence duke parë ngritjen në hapësirë të Falcon 9

Komento

Komente

  • sheqere: 31/05/2020 05:52

    Me patjeter duhet "lancohet"...sju pelqen "leshohet".

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?