Pas bllokimit të procesit të përpunimit të mbetjeve në landfillin e Bushatit, kjo është situata e paraqitur ditën e sotme në rrugët e Shkodrës.
Kontenierët e mbeturinave janë të tejmbushura, teksa plehrat kanë rënë dhe në rrugë.
Në hyrjen e landfillit të Bushatit vijojnë të qëndrojnë 5 automjete të mbledhjes së mbeturinave në pritje të depozitimit të tyre.
Landfilli u Bushatit vendosi të ulë traun ditën e djeshme duke mos lejuar asnjë kompani që të depozitojë mbeturinat. Sipas drejtuesve të firmës, kamionët nuk kanë nënshtruar kontratën e re me çmimin e ri për depozitimin e mbetjeve.
Këshilli Bashkiak i Vaut të Dejës votoi rritjen e tarifës së përpunimit të mbetjeve urbane në landfillin e Bushatit. Shoqëria ndërkomunale Bushat kërkoi një rritje e pagesës me 43% të tarifës së depozitimit të mbetjeve urbane në këtë landfill, nga 863 lekë në 1500 lekë për ton mbetje të depozituar dhe tarifa e re pritet të aplikohet në fillim të 2021 për bashkinë e Shkodrës dhe të Lezhës.
DUHET INCENERATOR NE SHKODER,,,LEZHE,,DURRES,,KORCE,,VLORE,,SARANDE,,KUKES,,SI QYTETET ME TE MEDHA TE SHQIPERISE QE NXJERRIN SHUME PLEHRA,,PO ASHTU KANE NEVOJE PER FABRIKA RICIKLIMI PER LETREN,,PLASTIKEN,,QELQIN....LAND-FILLI NE ANGLISHT DO TE THOTE,,MBUSH NJE FUSHE,,,NUK BEHET KJO PUNE ME LAND-FILLE O DEBILE,,,AMERIKA PUNON ME INCENERATORE...
Përgjigju