Sociale

Landfilli i Sharrës mbyll dyert për ndërtuesit, kreu i Shoqatës së Ndërtuesve: Institucionet po ngatërrojnë me dashje dheun me mbetjen! Të krijohet një vend i ri, po penalizohemi

6 Shkurt, 13:43| Përditesimi: 6 Shkurt, 14:49

  • Share

TIRANË - Erion Harizaj, kreu i Shoqatës së Ndërtuesve, ka theksuar se landfilli i Sharrës ka mbyllur dyert për ndërtuesit, duke i krijuar probleme me hedhjen e mbetjeve.

Në 'Sot Live në Shqipëri, ai ka akuzuar institucionet për keqinterpretimin e dheut si mbetje, duke thënë se ky material është thjesht një nënprodukt që mund të përdoret për rikuperimin e tokave të degraduara, dhe jo mbetje.

Harizaj ka shtuar se ky është një problem që ka nisur që prej vitit 2018, kur është rritur presioni që ndërtuesit të dërgojnë dheu, duke e trajtuar si mbetje.

'Prej vitit 2018 në kundërshtim me ligjin në landfill është shtuar presion që ndërtuesit të çojnë dhe nuk është mbetje. Mbetje, do të thotë një lëndë që nuk përdoret. Nuk kemi të bëjmë me mbetje, por me dheun. Quhet nënprodukt. Deri para 2018, mund të përdoret në toka të degraduara mund të përdoret dheu, në një shtrat lumi që ka erozion. Është mall, nuk është mbetje. U ngatërruan me dashje mbetje me dheun. Duhet të çohen mbetjet në landfill. Aty çohet edhe dheu me forcë dhe mbetjet që i takon. Në një ndërtim mbetjet janë më pak se 5%. Bashkia të na gjejë vend ku të hedhim mbetjet. Nuk na jepet një pikë grumbullimi tjetër që të mos i prishim punë bashkisë.'

Ai ka kërkuar nga bashkia që të krijojë një vend të ri për hedhjen e dheut dhe ka theksuar se ndërtuesit penalizohen si për mbetje, edhe pse nuk po dërgojnë mbetje, por dhe.

'Bashkia IKMT, policia duke e konsideruar dheun mbetje ka 8 vite që shkel ligjin. Polici i rrugores nuk e di që është dhe apo mbetje. Ligji nuk të detyron ta çosh dheun në landfill. Institucioni duhet të krijojë një vend, apo të gjejmë vetë ne një vend, mos të sulet policia. Duke qenë se hedhim dhe dhe jo mbetje penalizohemi sikur hedhim mbetje. Duhet bërë një hartë e re, që këtu kemi mundësi, këtu jo.'

Harizaj gjithashtu ka paralajmëruar se ka pasur vonesa në miratimin e lejeve të ndërtimit për shkak të burokracive nga institucione të ndryshme, duke përfshirë Ministrinë e Energjitikës dhe Autoritetin e Aviacionit Civil.

'Bllokim tjetër është nga ministria e Energjitikës. Bashkia ka dy javë që nuk zbardh lejet e ndërtimi si pasojë e VKM. Nga bashkia kanë ikur lejet tek AZHT, duhet dhe miratim dhe Autoriteti i Aviacionit Civil,. Duhet miratim dhe nga ministria e Infrastrukturës. Çdo miratim mbi 5 kate duhet edhe nga ministria. Nuk jep dot më leje nga bashkia pa marrë leje nga Autoriteti i Aviacionit Civil. Do jetë një burokraci tjetër. kërkesën e ka bërë zv.kryeministrja. ne i kemi nisur letër kryeministrit, kryetari bashkisë dhe drejtorit të policisë,. Kemi dhe jo mbetje. Dheu është i pakontaminuar dhe nuk lejohet ta hedhësh në landfill. Sot presim. Që të na japin zgjidhje. Zhvillimi i Tiranës është drejt Paskuqanit, Vorës. Deri te QTU përballë, janë projekte në zhvillim.'

Në lidhje me zhvillimin e Tiranës, ai ka theksuar se ka projekte që po zhvillohen drejt Paskuqanit dhe Vorës, duke krijuar një rritje të kërkesës për ndërtim, por edhe një rritje të kostos për metër katror. Ai ka akuzuar pronarët e tokës se kanë rritur çmimet dhe ka kërkuar zgjidhje për këtë situatë.

'Kosto e ndërtimit për metër2. Çmimi i betonit, taksave njëlloj. Arsyet janë disa, por kryesoret janë kërkesa. Pronarët e tokës kanë lajthitur. Nuk i rrisim ne. Jemi pasojat e këtyre shkaqeve.'

G.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • goni: 06/02/2025 14:38

    EDI RAMA O PALACO,,,NDERTO INCENERATORIN E TIRANES ,,DHE NJE INCENERATOR NE DURRES O NDYRESIRE,,,SE PO QELB TIRANEN ME PLEHRA O PLEHRE....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?