Nga një bombë ekologjike, landfilli i Sharrës është kthyer në një park të gjelbëruar. Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kantieri i përpunimit të mbetjeve në Sharrë, ku gjithçka kryhet sipas standardeve të bashkimit Europian. Kryeministri kujtoi po ashtu se “Bashkia Tiranë paguan vetëm 29 euro/ton për mbetjet urbane, tarifë shumë më e ulët se në shumë vende të Europës.
Konkretisht në Spanjë paguhet 47.1 euro/ton, në Poloni 46 euro/ton, në Francë 152 euro/ton, në Austri 87 euro/ton, në Greqi 60 euro/ton, në Kroaci 49.9 euro/ton, në Irlandë 75 euro/ton, në Bullgari 50 euro/ton dhe në Danimarkë 63.3 euro/ton.
“Nuk ka shërim kush i ka sytë dhe s’do të shikojë, kush i ka veshët dhe s’do të dëgjojë, kush e ka kokën mbi shpatulla dhe s’do të mësojë”, tha Rama.
Në një prononcim për ERTV, një banor i zonës shprehet se “më parë, tymi i plehrave që digjeshin shkonte deri te 21 Dhjetori, dhe tymi ishte aq i madh sa nuk hapnim dot dritaren, ndërsa tani çdo gjë po shkon drejt normalizimit. Tmerri mori fund”.
Ndërsa drejtori i kantierit, Elton Bualli theksoi se “aktualisht jemi duke ecur mbi fazën e parë të kapsulimit të landfillit të vjetër, të asaj që ka qenë një gropë ekologjike dhe një bombë ekologjike e Tiranës”.
“Aktualisht e gjithë kjo pjesë është mbyllur dhe është kthyer në një zonë të gjelbëruar ku është bërë gjithë pjesa e procedurës sipas standardeve të BE-së, ku janë përdorur të gjitha teknologjitë e nevojshme për të bërë një kapsulim të mirëfilltë të zonës së vjetër të mbetjeve. E njëjta gjë që është këtu që ka përfunduar dhe është kthyer në një zonë tërësisht të gjelbëruar. Një sipërfaqe prej 20 mijë m2 gjelbërim dhe 2400 pemë”, tha ai.
Sipas tij, “e njëjta gjë po bëhet dhe është në përfundim edhe në zonën tjetër të mbetur”.
“E gjithë pjesa është e pajisur me puse biogazi, të cilat bëjnë trajtimin e gazrave që çlirohen nga dekompozimi i mbetjeve për ta mbajtur gjithë këtë zonë në një proces të sigurt dhe të mirëkontrolluar. Pasi vendosen mbetjet urbane, bëhet shtrimi i të gjithë membranave për të bërë të mundur rivitalizimin e kësaj zone me bimësi, për ta kthyer nga një zonë tejet e e ndotur dhe një bombë ekologjike në një park”, tha ai.
Sipas drejtorit të kantierit, “i gjithë projekti ndahet në dy faza kryesore, njëra fazë që ka të bëjë me pjesën e menaxhimit dhe një fazë që ka të bëjë me pjesën e ndërtimit”.
“Pjesa e menaxhimit ka të bëjë me menaxhimin e mbetjeve të ngurta urbane dhe inerte që vijnë nga Bashkia Tiranë. Këto mbetje procesohen që në hyrje. Çdo kamion peshohet dhe për herë të parë me këtë projekt, Tirana ka një regjistër elektronik të mbetjeve. Pra dihet saktësisht çdo gram mbetje që vjen. Procesi është i automatizuar dhe online. Në vijim bëhet depozitimi në landfill”, tha ai.
Po ashtu, ai theksoi se “në vijim kemi fazat e ndërtimit ku ne kemi si objektiv ndërtimin e një kapanoni të ri modern për diferencimin e mbetjeve urbane”.
“Ndërtimi i kapanonit që do të presë të gjitha mbetjet urbane është në fazën e fundit të punimeve civile. Me një linjë moderne të trajtimit mekanik të mbetjeve do të bëhet diferencimi i të gjitha materialeve të riciklueshme. Linja është e organizuar me komponentë të ndryshëm. Bëhet diferencimi i mbetjeve dhe në fund përmes një prese bëhet i mundur shndërrimi në kubikë i mbetjeve. Pjesa që nuk mund të shfrytëzohet më, kalon për rikuperim energjie në pjesën e impiantit të mbetjeve”, tha ai.
Një tjetër kantier është ai i impiantit të trajtimit të ujërave me linjë teknologjike me 3 faza për trajtimin e ujërave të ndotura. “Ka një kapacitet rreth 50 m3 në orë që parashikohet të jetë ndoshta më i madhi në zonën e Ballkanit për këtë trajtim ujërash. Në fund të procesit teknologjik i gjithë uji është i pastër dhe bëhet i mundur riciklimi edhe i ujërave të ndotura që do krijohen në procese të ndryshme të projektit për t’i shfrytëzuar dhe përdorur për nevoja të dobishme për projektin”, tha Bualli.
Po ashtu ai theksoi se “po gërmohet bazamenti për vendosjen e gjeneratorëve të impianteve me djegie për prodhim energjie, që do të bëjë të mundur asgjësimin e mbetjeve përmes djegies dhe prodhimit të një sasie të konsiderueshme energjie prej rreth 15.4 megavat në orë”.
“Teknologjia e përdorur ka në kohë ndërtimi prej 4 vitesh. Në fund të katërvjeçarit të parë bëhet aktive një fazë e këtij projekti dhe në fund të 6-vjeçarit që është afati për ndërtimin e gjithë projektit nga data e lejes së ndërtimit, përfundojnë të dyja fazat për ndërtimin e impiantit të mbetjeve për prodhim energjie”, tha ai.
Drejtori i kantierit u shpreh se kapaciteti pritës i strukturës është rreth 1400 ton në ditë, ndërsa aktualisht vijnë rreth 800 ton në ditë mbetje të Tiranës që përpunohen. Po ashtu po kryhet edhe ndërtimi i qelizave të reja të landfillëve./Lexo
ore po inceneratori ku eshte ne sharre se nuk po e shohim gjekundi?????
PërgjigjuORE po inceneratori ne sharre ku eshte ,,se nuk po e shohim...????
PërgjigjuVAZHDO EDI ME NDERTIMIN E INCENERATOREVE NE SHKODER,,KORCE,,VLORE,,SARANDE,,KUKES,,POR JEPI PARATE FSHATAREVE QE U KE MARRE TOKEN ATY NE SHARRE SE NUK TE KANE NDONJE BORXH,,,DHE PAGUAJI ME CMIMET E TREGUT ,,,,,DHE NDIHMOJI ATA BANORE ME PUNE SEPSE I KE MARRE TOKEN,,MJETIN PER TE JETUAR,,,,MOS U BEJ MASKARA...
Përgjigju1 milon evro bari, standart i BE!
Përgjigju