Nga ndotje, në park të gjelbër! Transformimi i landfillit të Sharrës në vetëm 2 vite/ Ciaffaglione: Synimi ynë?! T'i kthejmë natyrës ajrin e pastër (VIDEO)

22 Mars 2020, 14:40| Përditesimi: 22 Mars 2020, 15:07

  • Share

Landifilli i Sharrës është kthyer në një park të gjelbër ku dominojnë pemët. Për Report Tv drejtori i administrimit të këtij landfilli, Giuseppe Ciaffaglione deklaron se plani i afërt i kompanisë "Integrated Energy" është që 106 hektar të kthehen në një park ku bëhet vrap dhe ecje në natyrë me ajër të pastër.

***

Dy dekada më parë? Një dekadë më parë?

Jo, vetëm 2 vite më parë, 24 muaj më parë kjo pamje, ky ambient i ndotur në tokë, ajër, ujë kërcënonte jo vetëm ambientin, por edhe qytetarët e Tiranës, kryeqytetit tonë. Në vetëm 24 muaj kjo zonë e cila është vetëm 6 km larg qendrës së Tiranës, sot është kthyer në një park natyral me pemë, hapësira të gjelbra, 4 liqene në të cilat është rikthyer jeta dhe janë mbushur me peshq, si dhe banorët e parë të tij që kanë gjetur strehë janë kuajt, lepujt, kaprojtë dhe shpendët.

Përshëndetje. Ç’farë ndodh këto ditë në këtë hapësirë të landfillit?
Giuseppe Ciaffaglione: Këtu, paçka momenteve të vështira për të gjithë, siç e dimë është një problem botëror, në nivel global, po përballemi me këtë virus, i cili krijon probleme krijon të vdekur krijon gjithçka. Jemi duke punuar për të ecur përpara me procesin e trajtimit të mbetjeve, pasi mbetjet janë gjithmonë një problem dhe mbetjet  duhet të hiqen nga qyteti.  Në këtë hapësirë trajtohen mbetjet, janë marrë të gjitha masat në respekt të njerëzve, punonjësve, normave të aplikueshme.

Ç’farë keni ndryshuar këto ditë?
Giuseppe Ciaffaglione: Kemi vendosur në dispozicion të stafit, mbrojtëset personale si doreza, maskat, syzet, bëjmë dezinfektimin e rrugës, atyre që futen dhe dalin. Bëjmë trajtimin e mbetjeve në mënyrë të kontrolluar. Janë të gjitha masat për të ruajtur stafin siç janë masat e vëna nga institucionet shtetërore dhe qeveria.

Qyteti jeton në dy faza, mes jetës e gjumit. Këtu si punohet 24 orë?
Giuseppe Ciaffaglione: Këtu punohet sipas orareve të vendosura, por sa më shumë mbetje prodhohen ne punojmë për t'i trajtuar. Nuk është më si dikur, është një hapësirë e cila shihet se është e mbrojtur e sigurt e kontrolluar. Punohet me turne.

Teksa Giuseppe na shoqëron në ambientet e brendshme, puna aty vazhdon pa u ndalur. Mjetet e pastrimit të mbetjeve kryejnë procedurat e më pas shkarkojnë.

Në Landfillin e Sharës  depozitohen mesatarisht 700 ton mbeturina urbane në ditë. Tirana prodhon 30% te mbeturinave urbane në rang vendi. Ndërsa sipas kompanisë menaxhuese landfilli i Sharrës  ka çmimin më të ulët  në Evropë për përpunimin e mbetjeve, 29 euro për ton, por kjo nuk ka ndikuar në asnjë standard përcaktuar nga BE për përpunimin e mbetjeve urbane.

Në këtë hapësirë shoh që keni mbjellë edhe pemë, është një projekt, sa pemë janë?
Giuseppe Ciaffaglione: Pemët janë shumë, kemi kaluar numrin 10 mijë pemë të mbjella, janë hapësira të kultivuara, më parë këtu ishin plehrat, sot ka gjelbërim dhe sjell dinjitet në krahasim me dikur kur plehrat liheshin në rrugë.

Kush mund të hyjë sot në Landfill, kur vjen një makinë plehrash, çfarë procedurash kryen?
Giuseppe Ciaffaglione: Këtu s'mund të hyjë askush pa pasur autorizim. Ka tre hyrje të monitoruara dhe me kontrolluara me telekamera e roje.  Regjistrohen punonjësit, mjeti i plehrave targa autorizimi. Mbetjet kontrollohen në bazë të kontratës që kemi me firmat që i sjellin mbetjet në bazë të kësaj kontrate. Njerëzit kanë dëshirë të punojnë dhe ne kemi vullnetin të respektojmë ambientin.

Duket si një park që respekton ambientin, plot me pemë. Përveç punonjësve, ka tjetër jetë këtu?
Giuseppe Ciaffaglione: Po ka kafshë, janë kafshë të cilët janë lënë të lirë. Si Kuaj, Lepuj, Kaproj, të lirë për të qarkulluar në të gjithë këtë hapësirë, flasim për 106 hektarë. Në të nesërmen e afërme do të jetë e gjitha  një park, e gjitha hapësirë e mbyllur. Me një mënyrë përpunimi të mbetjeve të mbyllur.

Është kthyer si një kopsht zoologjik?
Giuseppe Ciaffaglione: Po është një park, 70 % e kësaj hapësire tashmë është e mbyllur dhe e mbjellë me pemë e hapësira të gjelbra.

​​​​​​​

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • redi: 22/03/2020 21:17

    Kthimi i siperfaqeve te perpunimit te plerave ne park , eshte perfaqsimi me dinjitoz qe duhet perkrahur dhe respektuar.Ekologjia eshte ajo sfere e jetes qe e ndihmon ate me nje natyre me te paster ,pse jo dhe me interes ekonomik te madh .A nuk duhet dhe Durresi qe eshte afer te depozitoj mbetjet ne Sharre ? Bravo kompanise italiane per punen e shkelqyer qe ka bere .

    Përgjigju
  • Vali: 22/03/2020 19:05

    TE vazhdoje NGRITJA E INCERERATOREVE NE CDO QYTET TE MADH E TE VOGEL TE SHQIPERISE,,;DHE FABRIKAVE TE RICIKLIMIT,,,AMERIKA PUNON ME INCENERATORE,,,NE INCENERSTORE DIGJEN MBETJET USHQIMORE...ESHTE TEKNOLOGJI E PASTER ,KA KOSTON E VET,POR NGA DJEGJA E PLEHRAVE NE AMERIKE PRODHOJNE ENERGJI ELEKTRIKE...JEMI TE VONUAR...BOTA I KA BERE ME KOHE.....

    Përgjigju
  • Gjithe keto te mira Populli akoma i pa kenaqur..: 22/03/2020 15:23

    Se duhan Sali Serbin tju japi kallasha dhe te vriten njeri me tjetrin..

    Përgjigju
    • Dangellia: 22/03/2020 16:01

      Shum e sakt

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?