Lando Norris dhe disa nga makinat e tij

Sport

Lando Norris zbulon koleksionin e tij luksoz, 16 makina në garazh dhe një Lamborghini me vlerë 2 milionë euro

27 Gusht, 14:14| Përditesimi: 27 Gusht, 14:20

  • Share

Piloti britanik i Formula 1, Lando Norris, ka treguar një pasion tjetër përveç garave në pistë, atë për makinat klasike. Në një intervistë të fundit për podcastin 'Quadcast', ylli i McLarenit zbuloi se zotëron plot 16 makina në garazhin e tij privat, mes tyre disa perla të rralla të botës së automobilizmit.

Më e veçanta e koleksionit është Lamborghini Miura P400, një ikonë e viteve ’60, me motor V12 dhe 350 kuaj fuqi. Sot, vlera e këtij modeli arrin deri në 2 milionë euro.

“Kjo ishte dhurata ime e parë për veten. Shpenzova shumë, por ishte një makinë që gjithmonë e ëndërroja”, u shpreh Norris.

Ndërkohë, një tjetër xhevahir i koleksionit është Shelby Cobra, të cilën piloti e ka personalizuar me krom të plotë. Ai e ka provuar në pistën legjendare të 'Silverstone' dhe e cilëson një përvojë të paharrueshme.

“Doja patjetër një të tillë. E ngava vitin e kaluar dhe tingulli ishte i pabesueshëm”.

Ndryshe nga shumë pilotë të rinj të Formula 1 që preferojnë supermakinat moderne, Norris ka një lidhje të veçantë me modelet klasike, pasion që e trashëgoi nga i ati, një entuziast i madh i automobilizmit, i cili e shoqëronte në gara që në moshën shtatë vjeçare.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?