Shërbimi Social dhe policia e Patosit kanë shkuar sot në shtëpinë e Vjollca Ramës 54 vjeçares nga Patosi që për pesë ditë me radhë u kërkoi ndihmë për të strehuar një foshnje 11 muajshe të braktisur nga nëna 17 vjeçare përdoruese e lëndëve narkotike. Tashmë që Vjollca trokiti në “Pa Gjurmë” shërbimi social në Patos i ka shkuar në shtëpi dhe e ka telefonuar ndërkohë që ka qenë në transmetim në Report Tv, duke i kërkuar që të kthehej.
Lajmi kryesor:
E pazakontë në Patos/ I lënë foshnjen 11 muajshe në derë, Vjollca në ‘Pa Gjurmë’: S’e di a është mbesa ime! Nëna e droguar, e rrihte! E merr shërbimi social
B.K/ReportTv.al