Foto ilustruese

Lanë ‘pas dore’ kabinat e energjisë elektrike duke rrezikuar jetën e qytetarëve, vihen nën hetim punonjësit e OSHEE-së në Dibër

21 Shtator 2023, 12:42| Përditesimi: 21 Shtator 2023, 12:46

  • Share

Punonjësit e OSHEE-së në Dibër janë vënë në hetim nga policia për shpërdorim detyre, pas ankesave të shumta të bëra nga qytetarët për mos riparimin e kabinave të energjisë elektrike në njësitë administrative Sllovë dhe Arras.

Sipas qytetarëve kabinat e energjisë elektrike të lëna pas dore, rrezikojnë jetën e tyre.  

Blutë njoftojnë se pas ankesave të qytetarëve, kanë kryer të gjitha verifikimet në terren dhe  materialet hetimore i janë dërguar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Gjithashtu, raportohet se po zhvillohen hetime më të imtësishme për përcaktimin e punonjësve përgjegjës në këto njësi administrative dhe vënien para përgjegjësisë penale për shpërdorim detyre.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?