Sociale

Lanë Romën për Shqipërinë, çifti italian prej 3 vitesh jetojnë në Lezhë: Kemi gjetur qetësi, kostoja e jetesës e ulët

1 Qershor, 19:08| Përditesimi: 1 Qershor, 19:40

  • Share

Franko dhe Maria erdhën në Shqipëri si turistë, por prej tre vjetësh ata jetojnë në Lezhë.  

Çifti italian braktisi Romën, për Lezhën, për të kaluar vitet pleqërisë. Fillimisht thotë Franko, vendosëm për shkak të kostos së ulët të jetesës, por tashmë për kënaqësinë e të jetuarit në qetësi.

‘Ne kemi ardhur në Shqipëri prej tre vitesh, pak kohë kemi qëndruar në Vlorë dhe më pas jemi vendosur në qytetin e Lezhës. Kosto më e ulet e jetesës këtu në Shqipëri dhe qetësia na nxiti që ta lëmë Romën dhe të vendosim të jetojmë në Shqipëri. Është shumë kënaqësi që të jetosh në qytetin e Lezhës. Njerëzit janë shumë të dashur dhe miqësor dhe këtu ndjehem si të jem në vendin tim, ndaj dhe kemi vendosur që ta kalojmë pleqërinë këtu në Shqipëri’, tha Franko.

Maria veçon se është pritur shumë mirë nga banorët, fqinjët e saj dhe thotë se jetesa në Shqipëri është si ajo në Italinë e disa viteve më parë, sepse sot Roma është kthyer në kaos.

"Këtu është një vend i qetë dhe ndjehem mjaft mirë. Shqipëria është ngjashme me Italinë, por ajo që ndryshon këtu është qetësia, krahasuar me Romën i cili është një qytet i zhurmshëm. Atje ka më shumë lëvizje dhe kaos. Jemi miqësuar me njerëzit këtu dhe po kalojmë shumë mirë", tha ajo.

Sipas të dhënave zyrtare në vendin tonë janë rezident rreth 23 mijë shtetas të huaj, ku pjesa më e madhe e të cilëve jetojnë në Durrës dhe Vlorë.  

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Cilat duhet të jenë prioritetet e mandatit të katërt të qeverisë Rama?