Adriatik Lapaj tha se zgjidhja për krizat politike nuk duhet të vijë nga ambasadorët.
"Nuk zgjidhet kjo punë duke thirrur ambasadorët. Konventa e Vjenës i ndalon të hyjnë në punët e brendshme. E mendoni dot kryeministrin e Greqisë të kërkojë zgjidhje tek ambasadorët? Po ia hanë mishin, ia hanë dhe kockën, nuk e lenë, 24 orë nuk kalon dot në kryeministri. Të mbajnë vendin që u takon. Ua them unë shqiptarëve, klasa politikë që kanë votuar këtu e 30 vjet është aq e paaftë sa babai i shtëpisë çdo hall ta kërkonte ta zgjidhte tek komshiu tek lagjja tjetër. Shqipërinë më shumë se unë nuk e do një finlandez", tha Lapaj në "Pa Protokoll" në Report Tv.
Lajmi kryesor:
Meta kërkon referendum/ Kikia në Report Tv: Tashmë betejë gladiatorësh, do thyhen koka! Koçi: Presidenti, i menderosur! (VIDEO)
G.M./ReportTv.al