Adratik Lapaj

Politikë

Lapaj flet sërish për babain në listën e Beratit: Listat e mbyllura do t'i hedhim në kosh të plehrave, po vendosim aty prindërit tanë si garanci

16 Mars, 17:19| Përditesimi: 16 Mars, 17:43

  • Share

Adriatik Lapaj ka sqaruar sërish sot nga Dibra pse ka vendosur babain e tij në listë të sigurt në krye të qarkut të Beratit për koalicionin “Nisma- Shqipëria bëhet”.

Kandidatët e koalicionit të Lapajt garojnë të gjithë në lista të hapura dhe në listë të mbyllur janë vendosur emra fiktivë të familjarëve, si në këtë rast ku Lapaj ka vendosur emrin e babait të tij në listat e e kandidatëve për deputet në qarkun Berat.

Kjo bëhet pasi këta të fundit në fund të djegin mandatin dhe mandati t’u kalojë kandidatëve të cilëve janë në listë të hapur.

Në një fjalim të mbajtur përpara qytetarëve, Lapaj theksoi se koncepti politik mbi të cilin funksionon ekipi i tij është ndryshe nga ai tradicional.

“Pse nuk dija unë të rrija i pari në Tiranë? Nuk dinte Eltoni, Pano të ishin të parët në ndonjë qark tjetër dhe të rrinim rehat? Jo! Ne kemi vendosur të gjithë bashkë që ekipi ynë qendror të garojë në listë të hapur. Listat e mbyllura do t'i hedhim në kosh të plehrave, duke vendosur aty prindërit tanë si garanci”, tha ai. 

Sipas tij, rruga e ndërmarrë nga ai dhe ekipi i tij nuk ka qenë për të marrë diçka, por për të ndërtuar një sistem të drejtë dhe demokratik në Shqipëri.

“Ne këtë rrugë nuk e kemi parë si mundësi për të marrë diçka. Secili prej jush është i jashtëzakonshëm për ne. Askush të mos mendojë a dalim deputetë, a fitojmë vota në qark. Mos mendoni kështu!”, tha ai. 

Ai u shpreh se problemi nuk është vetëm tek emrat që kanë drejtuar vendin ndër vite, por te vetë sistemi, i cili ka lejuar shkatërrimin dhe ka penguar zhvillimin.

“Po të marrësh kronologjinë, gjendja e vendit nuk është çështje e atyre që kanë drejtuar, por çështje e sistemit. Shkatërrimi nuk ka qenë problem i pak njerëzve dhe rindërtimi nuk mund të bëhet me pak njerëz. Zgjidhja nuk mund të jetë kurrë individi!” , tha ai. 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mondi: 16/03/2025 17:47

    O lapaj ata qe bejne histori jane individe te shquar qe dallohen nga te tjeret jane ata qe me personalitetin dhe aftesite e tyre lene gjurem.si napoleoni, car alexandri I ,bismarku,curcilli, Hitler,stalini, franko, enver hoxha,edi rama po ti qe je nen mesataren e shqiptreve te shkolluar as nuk bie ne sy. Prandaj kandido edhe miun e shtepise mbase merr ndo nje vote.po pse me tet ate do perballesh me edi ramen ti!? Ai te ka si mezen e ujkut. Po se di cfare eshte mezeja e ujkut pyet se ta tregojne.

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 16/03/2025 18:53

      Kandido edhe vjerrin more I pa logjike se ndoshta fiton mos haro dhe shoqeruesen .

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?