Adriatik Lapaj nga zona e 'Ali Demi' në Tiranë

Politikë

Lapaj: Këto nuk janë thjesht zgjedhje për pushtet, është referendum

14 Prill, 20:21| Përditesimi: 14 Prill, 20:29

  • Share

Kreu i Koalicioni ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ ka zhvilluar ditën e sotme takim nga zona e ‘Ali Demit’ në Tiranë.

Lapaj u shpreh se këto nuk janë thjesht zgjedhje elektorale por sipas tij janë një referendum.

“Nga sot, nisim lagje më lagje në Tiranë. Këto nuk janë thjesht zgjedhje, janë referendum. Diskutohet a do të rrimë këtu apo do të ikim në katër vitet që vijnë. Ky është një referendum për të transferuar vendin, nga arsimi, shëndetësia, te punësimi, ekonomia, etj.

Data 12 maj do të ndahet gjithçka, e vjetra nga e reja. Ndaj është referendum, nuk janë zgjedhje. Do të zgjedhim këta që janë apo do t’i shporim? Ne do t’ia dalim, kam besim te ju.

Dëgjoj njerëz që kanë frikë, që kanë një vend pune dhe thonë jemi mirë. Nuk duhet të keni frikë, duhet të votoni kundër kësaj frike. Kjo nuk është betejë për pushtet, por është një referendum. Ndaj bashkohuni dhe ndëshkojeni me votë të rrëzojmë sistemin!”-Lapaj.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?