Politikë

Lapaj mbyll fushatën në Tiranë: Të ndërtojmë një shtet funksional, jo në shërbim të pushtetit

8 Maj, 22:52| Përditesimi: 8 Maj, 23:07

  • Share

Kreu i Koalicionit “Nisma Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj, përmbylli fushatën elektorale në Tiranë duke përcjellë një mesazh të fortë për mobilizim qytetar dhe pjesëmarrje masive në zgjedhje.

Lapaj theksoi se prioriteti kryesor i lëvizjes së tij është ndërtimi i një shteti funksional, larg interesave të pushtetit dhe partive. Ai u zotua për depolitizimin e administratës publike dhe përfshirjen reale të qytetarëve, përfshirë diasporën.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të mos e shesin votën dhe të marrin përgjegjësi për të ardhmen e vendit përmes pjesëmarrjes aktive në procesin zgjedhor.

“Faleminderit atyre që na besuan për votën e diasporës dhe hapjen e listave. Shqipëria bëhet do që të rritet politikisht dhe më tej të udhëheqë vendin. Ata garojnë për të mbajtur pushtetin, ne garojmë për të ndërtuar shtetin. Duam të depolitizojmë administratën. Merrni pjesë masivisht në votime, sepse mungesa jote ne votim do të thotë të jetë në favor të atyre që jetojnë në luks në kurrizin tënd. Ndëshkoni me votë ata që kanë hedhur në humnerën e dëshpërimit një komb si i yni. Mos e shit votën, sepse nëse e shet votën, ke votuar kundër të ardhmes më të mirë të fëmijëve të tu. Boll bletë varfërinë tuaj. Gjeni forcën për të ndryshuar”,-tha Lapaj ndwr tw tjera.

K.M/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?