Adriatik Lapaj në Lezhë

Politikë

Lapaj nga Lezha: Kemi përballë një politikë që në program ka kukumjaçkat, timonin dhe tepsinë, nuk jemi përfaqësues i interesave të vogla

6 Maj, 21:21| Përditesimi: 6 Maj, 21:29

  • Share

Kreu i “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, nga Lezha, aty ku ka mbyllur fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 maji ironizoi partitë kundërshtare.

Sipas Lapajt, ‘Shqipëria Bëhet’ sjell një program konkret, me fokus të drejtpërdrejtë në ekonomi.

‘Shikoni modelet dhe krahasojini, çfarë kemi përballë, një politikë që program të vetin ka kukumjaçka, këneta, timoni, tepsia, miu, zhapiku, çamçakëzi, nga këto historitë e tallavasë që ka 34 vite që i ka lënë shqiptarët pa ujë te shtëpi, pa fëmijët, me rroga më të ulëta, pa ilaçe.

Ndërkohë ne kemi një program të qartë që në thelb ka ekonominë! Ne flasim për halle, zgjidhje, themi çfarë do të bëjmë që në këtë vend të fillojë të ketë ekonomi, të ketë fabrika, të ketë vende pune, që rinia të mos iki, por të rrijë dhe të kthehet në vatrat tona’, tha ai.

Ai ka deklaruar se koalicioni që ai përfaqëson është një lëvizje e madhe që ka për qëllim transformimin e vendit.

‘Ne nuk jemi përfaqësues i interesave të vogla, ne jemi ata që duam ndryshimin për të jetuar në vatrat tona, kundër atyre që kanë marrë peng atdheun. Kjo është një betejë e vështirë, por jo e pamundur. Kur e nisëm këtë rrugë, motra, vëllezër, nëna, baballarë, ishim një grusht djemsh dhe vajzash që kishin një ëndërr, demokratizimin e atdheut, e ndër të cilët tham dhe votën e diasporës, të gjithë na thoshin nuk e bëni dot, sepse nuk keni numra, sepse ata kanë mandatë në parlament, a është fakt sot se diaspora po voton, a ja dolëm? Kështu do t’ja dalim në çdo gjë.

 Gjithçka në fillim nis me pak, por diferencën mes atyre që bëjnë ndryshimet e mëdha dhe atyre që nuk ua dalin është fakti i qëndrueshmërisë, ne jemi të vendosur dhe nuk po ndalemi, nuk do ndalemi deri sa ta realizojmë’, tha ai.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • QYTETARI GRI: 07/05/2025 07:53

    PO MIRË MORE LAPAJ PËRVEÇËSENIHILIZMIT NUK SHOHË ASNJË GJË TË MIRË. POR KE KOHË PO E LEXON MENDIMIN SI DO TA RINGRESH SHQIPËRINË EKONOMIKISHT ME INDUST NXJERËSE-PËRPUNUESE,VETËM ME BUJQËSI,APO ME TURIZËM E KUDI UNË TJETËR.PO PËR MBROJTIEN ÇFARË DO TË BËSHË????PO PASURIT E VËNA PADREJTËSISH A DO TI SEKUESTROSH DHE TI RISHPËRNDASH??

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se do të shkojë procesi zgjedhor për 11 majin?