Nga Malsia e Madhe, Adriatik Lapaj i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, gjatë një takimi atje me qytetarët ka kërkuar votën e tyre. Sipas Lapajt, Shqipëria është vendi me pensionet dhe pagat më të ulëta në rajon.
Ai iu drejtua qytetarëve duke u thënë se nuk duhet që të votojnë për ata që e kanë çuar vendin në këtë gjendje.
‘Shqipëria është vendi me pensionet më të ulëta në Europë. Ky është fakt. Dhe mes atyre që e kanë lënë Shqipërinë në këtë gjendje dhe nesh, ju duhet të jeni me ne. Sot miq është fakt, me nga 26 vjeç mesatare e popullsisë së moshës në 1992, jemi në 42 vjeç sot, duke u kthyer në vendin më të plakur në Europë. Dhe ju përballë atyre që e plakën popullsisë dhe ne që duam ta transformojmë, duhet të jeni me ne. Sot është fakt që mbi 2 milionë shqiptarë kanë lënë vatrat e tyre dhe më shumë azilkërkues ka pasur në Europë sesa Siria që ka 14 vite në luftë.
Më shumë shqiptarë të Shkodrës gjen në Neë York sesa në Shkodër. Ky është fakt. Është fakt që ne sot kemi në Ballkan remi rrogat më të ulëta të administratës sesa të gjitha vendet e tjera. Këto nuk ndryshohen duke ndenjur me ata që e sollën vendin në këtë pikë, por bëhen me ata që duan t’i ndryshojnë’, tha ai.
Komente

O llapaqenpo edhe ti dhe verri jot ishit pjese e shkaterimit te Shqiperise .Ju jeni aq te pa fytyre qe shkaterimet i ngateroni me ndertimet qe beri PS -ja.Ndryshimet e Shqiperise ju vrasin. Asnje vote per mashtruesit .
Përgjigju