Politikë

Lapaj nga Roskoveci: Gruri serb vjen këtu pa taksa, fermerët tanë hedhin prodhimin në kanal (VIDEO)

20 Prill, 14:58| Përditesimi: 20 Prill, 15:31

  • Share

Kryetari i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Altin Lapaj, zhvilloi një takim me qytetarë dhe fermerë në Roskovec, ku ngriti alarmin për gjendjen e bujqësisë dhe varfërinë në vend.

Gjatë fjalës së tij, Lapaj u ndal te pasojat e marrëveshjes së Ballkanit të Hapur, duke theksuar se ajo po dëmton drejtpërdrejt prodhimin vendas.

“Gruri i Serbisë, për shkak të Ballkanit të Hapur të këtyre, vjen këtu pa taksa dhe atje subvencionohet. Ndërkohë, fermerët tanë hedhin në kanal prodhimet e tyre sepse importet hyjnë kontrabandë. Është fakt: pas 34 vitesh tranzicion, kemi rrogat dhe pensionet më të ulëta në Europë. Kemi një rënie drastike të popullsisë dhe po shkojmë drejt zhbërjes totale.”- tha ai.

Lapaj e cilësoi të papranueshme që Shqipëria, një vend i pasur me resurse natyrore, të vazhdojë të mbajë vendin e fundit në Europë për rroga dhe pensione.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?