TIRANË- Kreu i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, nuk heq dorë nga ‘lufta’ për të marrë mandatin e deputetit, në limitet kohore, ndërsa kryekomisioneri Ilirjan Celibashi nesër pritet të bëjë shpërndarjen.
Përmes një shkrese të dytë, Lapaj i kujton KQZ se 12 kandidatët e listës së mbyllur të Tiranës kanë paraqitur dorëheqjen nga kandidimi, më datë 11 maj 2025, përpara fillimit të procesit të numërimit të votave. Lapaj thotë se përderisa KQZ nuk ka marrë vendim, dorëheqjet konsiderohen të miratuara në heshtje dhe kërkon konfirmimin me shkrim.
Shkresa e Lapajt mban datën e sotme, 21 korrik dhe i drejtohet kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi, që të njohë heshtjen si një miratim për dorëheqjet e kandidatëve të listës së mbyllur të NSHB-së. Një tjetër shkresë ai e kishte nisur edhe më 17 korrik ndaj KQZ-së, ku kërkonte të mos merreshin parasysh kërkesat e të dorëhequrve.
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet po kalon një krizë të thellë politike për shkak të mandatit që ka fituar, i cili ka futur në sherr drejtuesit e saj.
Shkak është bërë kërkesa që kandidati i listës së mbyllur Zeqir Kordhoni, i ka bërë KQZ, ku shprehet se nuk mbante mend të kishte hedhur firmë në kërkesë dorëheqje të dorëzuar më 11 maj, para nisjes së procesit të numërimit.
Kordhoni, që rezulton se është daja i kreut tjetër të koalicionit, Endri Shabani, duket se është mërzitur me Lapajn për sjelljen e tij. Ky i fundit ka nisur një debat të fortë me Shabanin, ku nuk kanë munguar edhe akuzat për kërcënime ndaj kreut të Nismës Thurje nëpërmjet mesazheve e telefonatave.
Fjalën e fundit do e thotë KQZ në mbledhjen e saj për ndarjen e mandateve për Tiranën.
Të gjithë kandidatët e listave të mbyllura kanë deklaruar fillimisht në KQZ se nuk e duan mandatin, duke i hapur rrugë Lapajt të hyjë në Kuvend, por së fundmi, Zeqir Kordhoni, një prej emrave që u kandidua fiktivisht si njeri besnik i Shabanit, ndërroi mendje. Bashkë me të, mendje ka ndërruar edhe e katërta e listës së mbyllur, Kleana Xhuveli, e cila përmes një shkrese këtë të enjte, vuri në dijeni Celibashin se revokon dorëheqjen e depozituar më herët.
Kërkesa e Adriatik Lapaj për KQZ:
“Nisma "Shqipëria Bëhet" me Vendimin Nr. 237, dt. 04.03.2025, është regjistruar në KQZ si koalicion për zgjedhjet parlamentare të dt. 11 maj 2025, me përfaqësues z. Adriatik Lapaj në cilësinë e drejtuesit të koalicionit.
Në Qarkun Tiranë, ky koalicion ka siguruar 16,520 vota, duke fituar një mandat përfaqësimi. Ju bëjmë me dije se të gjithë kandidatët e listës së mbyllur për këtë qark kanë paraqitur dorëheqjen nga kandidimi, më datë 11 maj 2025, përpara fillimit të procesit të numërimit të votave.
Bazuar në Nenin 97, të Kodit të Procedurave Administrative, përsa kohë organi publik, në këtë rast Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, nuk është shprehur me vendim konsiderohen të miratuara në heshtje.
Në këtë kuadër, kërkojmë konfirmimin me shkrim se dorëheqjet e paraqitura janë konsideruar të miratuara në heshtje, në përputhje me ligjin në fuqi.
Duke ju falenderuar për bashkëpunimin!".
Komente

Ky qe na hiqej si burre... si duket i leverdis edhe vjerrit karrigia.
Përgjigjupo ngordh LLapa te behet njecik deputet. O LLape, mandatin ta gezoje Zeqo, se ti e tregove veten se kush je, nje mashtrues publik je. Bravo i qofte Shabanit qe te ekspozoi kush je ne te vertete. Harram i pac votat tona more kopuk. tani shihe me dylbi postin e deputetit dhe privilegjet qe sjell ky post. Klm LLapa!!!
Përgjigju