Adriatik Lapaj dhe ankimi i bërë në Kolegj

Politikë

Lapaj paditi KAS dhe KQZ që e lanë pa mandat deputeti, Kolegji Zgjedhor merr vendimin! Do e shqyrtojë më 13 gusht

5 Gusht, 18:38| Përditesimi: 5 Gusht, 18:41

  • Share

Kolegji Zgjedhor vendos që ta shqyrtojë kërkesën e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” javën e ardhshme, të mërkurën e 13 gushtit, ora 10:00.

Kreu i subjektit politik, Adriatik Lapaj, bëri ankimimin e tij më 4 gusht, duke e depozituar pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, ku ndodhet edhe Kolegji Zgjedhor. Ai nuk heq dorë nga mandati i deputetit që pretendon se e ka fituar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, për qarkun e Tiranës, duke ankimuar vendimet e KQZ dhe të KAS-it nëpërmjet padisë.

Pak ditë më parë KAS dhe KQZ e rrëzuan, jo vetëm duke e lënë pa mandat deputeti Lapajn, por edhe duke ia hequr mandatin kushërirës Kleana Xhuveli dhe duke ia kaluar Ana Dajkos.

Lapaj kërkon që të njihet si fitues i listës së hapur me votat preferenciale të qytetarëve për qarkun e Tiranës. Gjithashtu kërkon mosnjohjen si të vlefshme të revokimit të dorëheqjeve më 15 dhe 17 korrik nga Zeqir Kordhoni, daja i Endri Shabanit që pretendoi i pari se firma e dorëheqjes së tij duhej verifikuar pasi nuk mbante mend dhe të Kleana Xhuvelit, të cilën KQZ e shpalli fituese.

KAS më 30 korrik vendosi që mandati i vetëm i fituar nga NSHB në qarkun Tiranë t’i kalonte të parës së listës së mbyllur, Ana Dajko.

Sipas KAS-it, u rrëzua vendimi i Celibashit (23 korrik) që i kishte dhënë një mandat Kleana Xhuvelit, e renditur e 4-ta në listën e mbyllur të subjektit, dhe e ktheu mandatin tek e para në këtë listë, Ana Dajko.

Komisioni i Ankesave tha se dorëheqjet në bllok nga kandidimi apo mandati janë ligjërisht nul dhe Celibashi nuk duhet t’i kishte pranuar ato të dorëzuara më 11 maj nga të gjithë kandidatët e listës së fiksuar të Koalicionit “Shqipëria Bëhet”. Dhe sipas KAS-it, deputeti i NSHB-së nuk do të jetë as daja i Endri Shabanit dhe e as kushërira e Adriatik Lapajt.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha i quajti vrasje shtetërore pa dashje ato të 21 janarit, ju si i konsideroni?