Politikë

Lapaj ‘shigjeton’ Ramën: Të ka zënë frika nga zgjedhjet e parakohshme, s'do të lejojmë të blesh vota me paratë e vjedhura të shqiptarëve

1 Maj, 16:10| Përditesimi: 1 Maj, 16:33

  • Share

Drejtuesi politik i koalicionit “Nisma Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj ka ‘shigjetuar’ kryeministrin Edi Rama duke thënë se ka zënë frika nga zgjedhjet e parakohshme.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, ai thotë se opozita synon zgjedhje të parakohshme për të ndalur përdorimin e administratës dhe institucioneve shtetërore për qëllime elektorale.

Ai shtoi se zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme për të ndërprerë, sipas tij edhe blerjen e votave me para publike.

‘Të ka zënë frika i madh të ka zënë frika, e di se do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, do të shkojmë që ti të mos e dhunosh më administratën dhe ti detyrosh për votë, do të shkojmë që të mos kesh më të fortë rreth vetes, me ata që mban rreth e rrotull kërcënojnë qytetarët. Do shkojmë që të mos përdorësh tatimorët për të dhunuar biznesin dhe të mos blesh votë me paratë e vjedhura të shqiptarëve. Çfarë ke ti pse e ke me kaq shqetësim, duhet që të ishe më i qetë do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme nëse qytetarët na besojnë ne aq mandate sa ti mos e krijosh dot qeverinë. Edhe 10 ditë’, tha ai.

S.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?