Politikë

Lapaj takim me të rinjtë në Tiranë: Arsimi është prioriteti ynë, duhet të zhvillojmë modelin kritik

15 Prill, 19:49| Përditesimi: 15 Prill, 20:46

  • Share

Kryetari i koalicionit ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ ka zhvilluar ditën e sotme pasdite një takim me të rinjtë në Tiranë.

Lapaj ka theksuar rëndësinë dhe vëmendjen që partia e tij do të ketë për arsimin. Nga ana tjetër, Lapaj ka thënë se, sipas tij, është e domosdoshme të zhvillohet mendimi kritik.

“Është dita që më shumë të dëgjoja me ju të rinjtë. Pasi kishim këtë model të rinjsh, që nuk mallkojnë dhe servilosen. Duam ta sjellim të renë si koncept të jetuarit dhe të menduarit. Modelin e të riut kritik. Ndryshimet e mëdha vijnë nga pak njerëz, nuk vijnë menjëherë. Është një dorë njerëzish me ideale, edhe ne kështu e kemi nisur, një ditë do jemi shumicë absolute. Ka të rinj që i bien për shkurt, por në fakt ky model e ka sjellë Shqipërinë në këtë derexhe. Arsimi është kryesorja, janë 3 vende bosh dhe vijnë të tjerat. Ne duam ta bëjmë në 5% të buxhetit për arsimin, më vonë në 7%.Vendet e vogla prodhojnë ide novatore më shumë se vendet e mëdha. Ne do ta transformojmë arsimin. Kini besim se kjo bëhet. Malta nuk ka burime natyrore uji, ndërkohë ka 24 orë ujë pa ndërprerje, ndërsa ne ende flasim për ujë me gjithë këtë pasuri të madhe ujore.”-tha Lapaj 

H.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jari N: 15/04/2025 20:41

    Po o Pykë po, Noc Rrokun do marrësh në Tiranë e në gjithë Shqipërinë mer 0, 99 %.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?