Politikë

Lapaj thirrje burrave: Dëgjoni çfarë tha për ju Rama në Dibër, merr gratë tuaja me detyrim në takime që t’iu shaj

19 Prill, 16:23| Përditesimi: 19 Prill, 16:41

  • Share

Kreu i koalcionit ‘Nisma Shqipëria bëhet’, Adriatik Lapaj ka reaguar përmes një video të postuar në rrjetet sociale për deklaratat e Ramës nga Dibra lidhur me burrat. Rama nga Dibra i ka quajtur burrat në takimin me gratë e qarkut ‘çyrykë’”

‘Kjo jetë në këtë vend këtu më ka mësu se gjysma e burrave janë normal në këtë vend, gjysma janë çyryk.’- dëgjohet citimi i Ramës në video.

Më pas Lapaj pas deklaratës së kryeministrit në video thotë se, Rama ka marrë me detyrim gratë e administratës që tu shaj burrat e tyre.

Nga ana tjetër ai i bën thirrje burrave që t’i ndëshkojnë me votë në 11 Maj, socialistët. Nga ana tjetër Lapaj thotë se sipas tij, ‘këta e kanë zakon si parti që t’i quajnë njëherë burrat ‘zdromsa’ njëherë ‘çyryk’.

"Pra në vitin 2025 kryeministri thotë që gjysma e burrave të Shqipërisë janë çyryk dhe ka mbledh gratë e administratës me detyrim dhe ju thotë që burrat tuaj janë çyryk dhe I detyron në mënyrë apo në një tjetër të duartrokasin atë që ky i thotë. Edhe gratë e Shqipërisë i mbledh me detyrim për të sharë burrat e vetë,  e paskan si parti këta, njëherë na quajnë zdromsa, njëherë na quajnë çyryk. Ndaj këta duhen ndëshkuar sepse këta na shohin si statistika dhe na tallin nga mëngjesi deri në darkë."-tha Lapaj.

H.K/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mara emigrante ne Itali: 19/04/2025 17:26

    Po bizneset , vilen e ketij llapaqenit i di ti more ligor? E more popull informohuni perpara , po hebete per kete arsye te mos dies ne kohen e saliut u bene te gjithe me diplloma .Ju flisni me fjalet e largqoftit qe i akuzon te gjithe , i mendon hajdute si vetja e tij .

    Përgjigju
  • Igor: 19/04/2025 16:37

    Bravo zoteri llapaj ju lutem zgjoni Shqipetaret nga gjumi kudo qe te jene dhe mos votojne as per Ramen,as per Berishen dhe per asnje na ata te 34 vitet e fundit qe e vodhen popullin dhe i premtuan Evrope por ndodhi e kunderta kur keta ndertuan per veten villa kurse fshatrave ju mungon uji ,ruget populli detyrohet te ike per buken keta e prune Shqiperine 100 here ma zi se komunizmi pra ju bej thirje Shqipetareve provoni zoterin llapaj nji gjenerate e re qe e don vendin dhe popullin Pershendetje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?