Politikë

Lapaj thirrje votuesve në diasporë: Ndëshkoni me votë ata që ju larguan, mos lejoni presionin e familjarëve që kanë hall vendin e punës në Shqipëri

16 Prill, 20:51| Përditesimi: 16 Prill, 21:14

  • Share

Kreu i ‘Koalicionit Shqipëria Bëhet’ Adriatik Lapaj ka postuar një video ku i bën thirrje votuesve në diasporë të vijojnë procesin e votimit. Lapaj tha se duhet të ndëshkojnë me votë ata që i larguan nga atdheu.

Më tej Lapaj thotë se nuk duhet të bien pre presionit të familjarëve në Shqipëri.

"Sot ka nisur procesi i marrjes së zarfeve nga ana juaj dhe tashmë ka nisur procesi i votimit. Votoni kë tju dojë zemra. Vetëm mos lejoni që sërish dhe aty ku jeni larg, që pushteti që ju largoi ta ndëshkoni me votë. Mos lejoni presionin e familjarëve nga Shqipëria, që i tremben ikjes nga puna.  Veproni si njerëz të lirë dhe mendoni se sa shumë luftuam."-tha Lapaj. 

 

 

 

 

H.K/A.A/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?