Adriatik Lapaj duke firmosur e nënshkruar se nuk do bënte koalicion me Ramën

Politikë

Lapaj ‘betohet’ dhe firmos premtimin në letër A4 për tregtaren: Nëse bëj koalicion me Ramën, pasuritë dhe llogaritë e mia të kalojnë ty (VIDEO)

23 Prill, 17:27| Përditesimi: 23 Prill, 17:40

  • Share

Drejtuesi politik i koalicionit “Nisma Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj ka vijuar turin elektoral në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, duke takuar qytetarë dhe tregtarë, të cilëve u kërkoi votën për numrin 6-të në fletën e votimit.

Dyshimi i tregtares ishte se pasi të fitonin votat, mund të bënin koalicion me Edi Ramën. I gjendur përballë kësaj pikëpyetjeje nga tregtarja, Lapaj nxori një flet A4 mbi të cilën nënshkroi me emër e mbiemër (gjeneralitetet e tij) se e linte premtimin me shkrim dhe firmë se nuk do bënte koalicion me Edi Ramën pas 11 majit. Nëse e thyente këtë premtim:

“Pas 11 majit nuk do bëjmë koalicion me Edi Ramën! Të gjitha pronat e Adriatik Lapajt, llogaritë bankare dhe pasuritë, i kalojnë tregtares në fjalë (Xhevrije Kastrati)...!”, tha Lapaj teksa shkruante tekstin ‘noterial’ dhe moral.

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?