Leo Messi, Joan Laporta

Laporta flet për rikthimin e Messit në Barcelonë gjatë sezonit veror: Dyert tona janë të hapura për të

24 Mars 2023, 17:53| Përditesimi: 24 Mars 2023, 17:58

  • Share

Së fundmi, është folur më shumë për mundësinë që argjentinasi Lionel Messi të rikthehet në Barcelonë nga sezoni i ardhshëm, duke qenë se kontrata e tij me PSG-në, përfundon në qershor dhe nuk ka asnjë lajm për rinovimin pas Kupës së Botës.

Sergi Roberto dhe Sergio Kun Aguero, i kanë shtuar edhe më shumë spekulimet në kohën  fundit për një rikthim të Messit aty, ku e fillojë karrierën e tij në Camp Nou.

Edhe presidenti i klubit, Joan Laporta, ka folur së fundmi, duke thënë se argjentinasi i ka dyert e hapura te Barcelona.

“Messi është lojtari më i mirë në histori. Ai ka qenë lojtari më i rëndësishëm në historinë e Barçës. Duhet të jem shumë i kujdesshëm me atë që them. Messi është një lojtar i PSG-së dhe unë duhet të kem respekt”. Leo e di që ne e kemi atë në zemrat tona. Është pjesë e mburojës sonë”, deklaroi Laporta. Trashëgimia që gjeta kur u bëra president nuk ishte aspak e mirë dhe duhej të merrja një vendim me të cilin nuk jam i kënaqur. Duhet të gjej një mënyrë për të përmirësuar marrëdhëniet aktuale të Messit me Barçën. Do të shohim, por ai e di që dyert e Barçës janë të hapura”, pëfundoi Laporta.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?