Xavi Hernandez dhe Joan Laporta

Laporta i ofron rinovimin Xavit, presidenti i Barçës: S'ka rëndësi nëse fiton ose jo trofe

7 Mars 2023, 22:40| Përditesimi: 7 Mars 2023, 22:41

  • Share

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka konfirmuar se është në negociata me trajnerin Xavi Hernandez për një rinovim të mundshëm në fundin e këtij sezoni. Sipas Laportës nuk ka rëndësi nëse trajneri fiton trofe me klubin. Ai e do më shumë këtë rinovim si një shenjë qetësie.

“Jam gati të rinovoj me Xavi edhe nëse nuk fitohet La Liga. I kam thënë dhe ai këmbëngul që, nëse nuk fitojmë… dua të përcjell një mesazh qetësie. Tashmë kam menduar për rinovimin. Ai e njeh mirë situatën në shtëpi dhe mbron këtë stil të lojës që kemi te Barça. Nuk na shtyn t’i shtrijmë këmbët më shumë se jorgani, e kupton situatën e klubit”, shpjegoi Joan Laporta.

Ish-kapiteni i Barçës, Xavi u ul në stolin e katalanasve në nëntorin e 2021 dhe deri në këto momente e ka drejtuar ekipin në 75 ndeshje, për një mesatare prej 2.09 pikë për ndeshje. Kontrata e tij aktuale skadon verën e 2024.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?