Lara Colturi

Sport

Lara Colturi, e pesta në Kupën e Botës në SHBA

26 Mars, 12:04| Përditesimi: 26 Mars, 12:06

  • Share

SHBA - Skiatorja italo-shqiptare Lara Colturi që garon me flamurin kuqezi u pozicionua e pesta në disiplinën e Sllallomit Gjigant për Kupën e Botës që u zhvillua në pistën e Sun Valley në SHBA.

Pas zbritjes së parë, Colturi u klasifikua e pesta me kohën 1’06”06, ndërsa në zbritjen e dytë koha e dhënë nga skiatorja kuqezi ishte 1’06”49, duke ruajtur pozicionin. Kështu, pas dy zbritjeve, Lara Colturi u klasifikua në vendin e pestë, me kohën e përgjithshme 2’12”55.

18-vjeçarja ka bërë një sezon fantastik dhe është ndër të rejat më premtuese në ski. Të enjten do të jetë gara e Sllallomit që mbyll sezonin 2024 - 2025 dhe përcakton klasifikimin e përgjithshëm për të gjitha disiplinat.

Renditja në garën e parë në SHBA

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?