Lara Colturi

Sport

Lara Colturi kërkon zyrtarisht largimin nga Shqipëria për t'iu bashkuar Italisë, Komiteti Olimpik e lë në pritje

16 Prill, 15:53| Përditesimi: 16 Prill, 16:56

  • Share

Lara Colturi mund të lërë Shqipërinë. Skiatorja me origjinë italiane, e cila ka nderuar Shqipërinë me rezultate të jashtëzakonshme në kampionatin botëror që sapo ka përfunduar, ka kërkuar të garojë për vendin e lindjes.

Italia prej kohësh ka kërkuar informacione mbi situatën e Lara Colturit, por përfaqësuesit e skiatores, siç mëson Report TV, pak ditë para përfundimit të kampionatit botëror kanë bërë kërkesën për t’iu bashkuar Italisë. Për momentin ende nuk ka një përgjigjje nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, por ekziston mundësia që Colturi të marrë vendim të njëanshëm. Në këto kushte 18-vjeçarja mund të mbesë 1 vit pa zbritur në pistën e skive, por që kërkon të shmanget me patjetër nga përfaqësuesit e saj.

Kjo pasi në vitin e ardhshëm Colturi do të duhet të marrë pjesë në olimpiadën dimërore, pa harruar kampionatin botëror. Situatë që e bën akoma më shumë enigmatike situatën, por që do të zgjidhet brenda datës 1 maj, kur është edhe afati i fundit që Komiteti Ezekutiv të rregjistrojë lëvizjet.

Lara Colturi iu bashkua Shqipërisë rreth 3 vite më parë, ndërsa nga ajo periudhë ka patur një rritje të jashtëzaonshme. Kundrejt pritshmërive, në sezonin e fundit skiatorja zuri 3 podiume në kampionatin botëror, që e mbylli në vendin e 7. Një rezultat që pak vite më parë as mund të imagjinohej.

Lara Colturi

S.Dh/Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • John: 16/04/2025 17:11

    Mercenare. E perdori Shqiperine dhe tani qe s'ka me nevoje, deshiron te ik. Le te iki, por Komiteti Olimpik te zëre mend nga ky episode.

    Përgjigju
    • Arjan: 16/04/2025 22:03

      Të arrish vendin 7 vetem me slalom dhe gigante është sukses I madh,Italia ka nevojë për colturin për me tepër qe esht vajza e cecarelit,skiatore e shquar azzurre.Le tja japin të drejtën për tu aktivizuar me Italine

    • Arjan: 16/04/2025 19:15

      Lara Colturi,skiatori, e shquar,18 vjeç,u rendit në vendin e 7 në kupen e botës,ku fitoi 2 podiume,mori medalje në kampionati botëror,krahas skiatoreve me të mira në botë.Ajo zhvillon vetem 2 specialitete,gigante dhe slalom. Në këto 2 disiplina italia ka mjaft skiatori por që nuk kanë arritur rezultatet

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?