Sport

Lara Colturi ngre lart skitë shqiptare, mbyll sezonin 2024-2025 me 3 podiume në Kupën e Botës dhe futet në ‘Top 10’

27 Mars, 20:54| Përditesimi: 27 Mars, 21:33

  • Share

Përmbyllet ky sezon për Lara Colturin, një 2024-2025 i shkëlqyer me plot 3 podiume në Kupën e Botës dhe “Top 10” në renditjen e përgjithshme në të dyja disiplinat, teknike si në Gjigand (vendi 5-të), ashtu edhe Sllallom (vendi 10-të), por edhe në klasifikimin përmbledhës të të gjitha disiplinave, ku ka marrë vendin e 8-të. 

Një ëndërr e bërë realitet për skitë Shqiptare, ku jemi midis më të mirëve të Botës, jo rastësish. 

Sa për garën e sotme, në Sun Valley të Amerikës, përmbyllet sezoni me garën e fundit në Sllallom, aty ku Lara u rendit e 11-ta. Kujtojmë që ditën e Martë, në Gjigand, skiatorja Kuq e Zi u rendit e 5-ta. 

Një sezon që konfirmoi që Lara dhe Shqipëria janë aty, më të maturuar, me më shumë eksperiencë dhe me më shumë ambicie.

Tashme Lara dhe gjithë ekipi i saj do të shijojnë pushimet e merituara, ndërsa ajo falënderoi të gjithë mbështetësit me një video të fundit pas garës përmbyllëse.

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?