Lara Colturi renditet mes 30 më të mirave në Kupën e Botës për Ski

6 Janar, 22:09| Përditesimi: 7 Janar, 12:03

  • Share

SLLOVENI - Skiatorja Lara Colturi është renditur në vendin e 25-të në Kupën e Botës së Skive, mbajtur këtë të shtunë në Krasnjka Gora në Slloveni, aty ku ishte ndalesa e radhës për këtë turne.

17-vjeçarja italiane, por e natyralizuar si shqiptare dhe që garon me flamurin kuqezi, edhe njëherë ka treguar se disiplina e slallomit gjigant është e preferuara e saj, duke zënë vend mes 30 sportisteve më të mira në botë.

Një javë më parë në Austri, Colturi u rendit e 22-ta duke bërë mirë. Sportistja do ketë sërish një tjetër garë këtë të dielë (nesër) në slallom. Kujtojmë se Lara i ka dhënë pikët e para Shqipërisë në gjithë historinë e garave të skive, me rezultatin e saj më të mirë që ishte vitin e shkuar në SHBA, aty ku në sfidën e Killington u rendit si e 12-ta në botë.

S.Dh//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?