VIDEO/ Lara Colturi s’ndalet, tjetër rezultat mbreslënës në Botërorin e skive! Gara e radhës të dielën

20 Janar, 14:26| Përditesimi: 20 Janar, 14:50

  • Share

Lara Colturi s’e ka ndërmend të ndalet. Skiatorja e cila përfaqëson Shqipërinë në Botërorin e Skive e ka mbyllur në vendin e 13 garën në disiplinën Giant Sllallom të Sllovenisë.

Edhe pse si rivale kishte kampione të botës dhe olimpike, sërish 17-vjeçarja nuk është ndikuar duke bërë një garë madhështore vetëm 4 ditë pasi shkroi historikë, duke siguruar për herë të parë vendin e nëntë në një garë botërore. Me këto rezultate skiatorja me origjinë italiane po konsolidon vetën në top 15 skiatoret më të mira edhe pse në një moshë shumë të re. Të dielën, Lara do ketë sërish një tjetër garë po në Slloveni, por këtë herë në disiplinën Sllallom.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?