Lara Colturi shkëlqen në Itali, gati t’i sjellë medalje Shqipërisë në Botëror! Pritshmëri e lartë edhe nga skiatorët e rinj

31 Janar, 12:40| Përditesimi: 31 Janar, 13:10

  • Share

Një tjetër rezultat të jashtëzakonshëm ka arritur me flamurin shqiptar skiatorja Lara Colturi, në garën e radhës për kampionatin botëror.

Këtë herë 17-vjeçarja u rendit e 12 në pistën e Kronplatz të Italisë pavarësisht se lëshimi i parë nuk shkoi shumë mirë.

Fillimisht Lara zuri vendin e 20, por rikuperoi shumë në lëshimin e dytë duke u përmirësua me 10 vende dhe si përfundim u rendit e 12-ta. Kjo ishte edhe një provë shumë e mirë para kampionatit botëror për të rinjtë në Francë ku Colturi pritet të marrë medalje për Shqipërinë.

Sakaq në disiplinën e Doën Hill, në Botërorin e të rinjve në Francë, Deni Xhepa përfundoi në vendin e 27, ndërsa Chiaro di Camillo e mbylli e 32-ta.

Rezultate më të mira priten nga Kevin Qerimaj, i cili në dy prova të bëra në Kronplatz të Italisë arriti ta mbyllë i pari. Synimi është që në Botërorin e skive për të rinj në Francë, përveç Lara Colturit, të ketë edhe një skiator tjetër i cili do futet në zonën e medaljeve.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?