Tirana mëngjesin e sotëm është zgjuar nën rrezet e ngrohta të diellit. Një pjesë e mirë e qytetarëve kanë zgjedhur që këtë të diel ta kalojnë te liqeni me familjarët por dhe me shoqërinë. Jemi në ditët e fundit të shtatorit, por qytetarët ende kanë mundësi që të shijojnë ditët e ngrohta me diell. Kamera e Report Tv ndodhej mëngjesin e kësaj te diele, tek Kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë, ku qytetarët kanë zgjedhur për të kaluar këtë fundjavë.
"Te dielën po e kaloj me një shëtitje nga liqeni me miqtë duke diskutuar. Une sot bëra një xhiro nga liqeni, pastaj i kushtohem pak familjes edhe në dark do shikoj një film sepse është festivali i filmit. Një shëtitje të thjeshtë nga liqeni me një shoqe. Ose dal këtej për shëtitje ose shkoj për hiking në ndonjë vend të bukur në Shqipëri. Në ajrin e pastër të liqenit artificial, shfrytëzojmë kohën e mirë dhe pushimin. Te kodrat e liqenit vijm më së shumti-u shprehën disa nga qytetarët" thanë disa nga qytetarët për Report Tv.
Një pjesë tjetër kanë zgjedhur për ta kaluar të dielën duke peshkuar në liqen, kjo si një alternativë për t'u larguar nga monotonia e javës.
“Me fëmijët kemi dal këtu te liqeni artificial për peshkim. Për t'u argëtuar më tepër sesa për peshkim, edhe për të shtyrë kohën për ti larguar, larg stresit larg monotonisë së përditëshme, jo shkolla, jo librat jo kompjuterat. Më mirë peshk se sa kompjuter, kështu e mendojmë ne, cdo njeri e zgjedh vet. Zakonisht vijmë të diel për të diel”-tha një tjetër qytetarë.
Tashmë që fëmijët janë rikthyer në shkollë, fundjavat mbeten ditët e tyre të lira, ndaj dhe prindërit u shprehën për Report Tv se zgjedhin parkun e lojrave te liqeni për tu argëtuar dhe për të larguar ngarkesën e shkollës.
"Po tani do heqin stresin e shkollës fëmijët, cfarë të bejnë. Vijmë pothuajse cdo fundjavë. Sot koha ishte e bukur, pse jo, menduam, të kalonim dhe goca kënaqet te lodrat. Fundjavën unë po ja kaloj shumë mirë, po kënaqem me prindërit. Në fundjavë argëtohem, luaj me shokët dhe vij në kënde lojërash. Kemi ardhur si klasë, jemi viti i parë gjimnaz. Kemi ardhur sepse është ambient i bukur, koha është e mirë, dhe menduam ta kalonim ditën e sotme këtu" u shprehën të tjerët.
Duke qenë se temperaturat e larta janë ende të pranishme dhe pse jemi zyrtarisht në stinën e vjeshtës, disa prej qytetarëve kanë zgjedhur që këtë fundjavë ta kalojnë duke marrë rreze buzë liqenit. Por, ditët e ngrohta priten të na shoqërojnë dhe gjatë muajit tetor ndaj fëmijët dhe të rriturit do të kenë mundësi të shijojnë serish ditë tilla.
Ore ne shqiptaret per peshk kemi qene gjithmone prandaj jemi te paret ne klasifikim.
Përgjigju