Ilir Meta

'Largim masiv i trurit', Meta thirrje klasës politike: Kjo mund të jetë fatale! Reflektoni për të ndalur shpopullimin

3 Tetor 2020, 13:54| Përditesimi: 3 Tetor 2020, 13:59

  • Share

Presidenti Ilir Meta përmes një reagimi në rrjete sociale shkruan se migrimi në përgjithësi, i të rinjve dhe intelektualëve në veçanti, po merr gjithnjë e më shumë tiparet e largimit masiv dhe kjo sipas tij do të jetë fatale për vendin.

Lidhur me këtë fenomen ai i ka bërë thirrje klasës politike, duke i kërkuar të rikthejë besimin te të rinjtë për një të ardhme europiane.

"Migrimi në përgjithësi, i të rinjve dhe intelektualëve në veçanti, po merr gjithnjë e më shumë tiparet e LARGIMIT MASIV TË TRURIT, kostoja e të cilit mund të jetë FATALE për vendin dhe kombin në të ardhmen.

Duhet një REFLEKTIM nga e gjithë klasa politike dhe shoqëria jonë, për t’i thënë ndal shpopullimit të shqipërisë, rikthimit të besimit në radhë të parë tek të rinjtë dhe të rejat për të ardhmen europiane të vendit tonë", tha Meta.

VIDEO e postuar nga presidenti Meta
 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • usa .spak .eu: 03/10/2020 15:58

    koha jote dhe shokeve tuaj ka perenduar or pasha , populli pret prangosjen tuaj dhe dhenien llogari per largimin e shqiptareve dhe boshatisjen e pasurise se shqiperise nga ti dhe familja jote .

    Përgjigju
  • spak: 03/10/2020 15:49

    do ikin gjithe pse jo, kush do paguje taksat me mbajt kete pleher dhe familjen e tij ne britani mes lluksit

    Përgjigju
  • Demokrat 20 karat: 03/10/2020 14:52

    Ky eshte hajdut 24 karat

    Përgjigju
  • Kacidhe: 03/10/2020 14:26

    Na mbyten plehrat e Cepanit

    Përgjigju
  • Monik Lavire: 03/10/2020 14:23

    Une kam reflektuar .. nuk jam Zonje pare... jam e lire bej cfar te dua... nuk jam larguar por Likes nuk ja var fare...

    Përgjigju
  • O tej: 03/10/2020 14:12

    Degjoni cfar thote Metmuti Hajduti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?