Largime masive të shoferëve, transporti publik në vështirësi! Punojnë me orë të zgjatura e paga të ulëta! Shoferi: Kam firmosur dorëheqjen, do ta lë Shqipërinë

13 Nëntor 2022, 21:49| Përditesimi: 13 Nëntor 2022, 21:55

  • Share

Për rreth 8 vjet ka ushtruar profesionin e shoferit në transportin publik urban, por vetëm para 3 muajsh ky drejtues autobusi vendosi të marrë një vendim të rëndësishëm.

“Kam dy- tre muaj që kam kërkuar me ik. Ne kemi familje me mbajt. Do iki jashtë shtetit për një jetesë më të mirë. Këtu nuk përballohet dot shumë jetë e vështirë.”

Po çfarë po ndodh me transportin urban? Shoferi i intervistuar nga Report TV thotë se, ashtu si ai janë edhe shumë të tjerë që duan të largohen për shkak të kushteve të punës. 

“Edhe të tjerëve ia kam dëgjuar që do ikin se nuk shtyhet. Unë dua të ik jashtë, rroga e vogël, oraret e zgjatura. Rroga është afërsisht 400 mijë lekë të vjetra. Çfarë janë  këto para me këto çmime që janë. Në treg nuk ka shofera.”

Përfaqësues të shoqatës së transportit publik thonë se vetëm në tre muajt e fundit ka patur mbi 100 shoferë të cilët kanë firmosur dorëheqjen vetëm në Tiranë, ndërsa në të gjithë vendin janë 1500 punonjës të larguar.

“ Ajo që vihet re është largimi në masë i shoferëve duke qenë se dhe në Gjermani kemi patur njohjen e patentës dhe në vende të tjera të Europës . Ka një mungesë interesi dhe nga të tjerët që nuk kanë patentë për të vazhduar patentën për shofer autobusi. Duhen dhe paga më të mira. Në këtë fazë subjektet e transportit i kanë suportuar me pak, por jo në nivelin e duhur apo aq sa marrin jashtë.”

Sipas kreut të shoqatës së transportit urban, ka vështirësi serioze për të zëvendësuar mungesën e stafit, pasi punëtorët preferojnë të largohen dhe të punojnë në vendet e BE, aty ku puna e tyre vlerësohet dhe më shumë.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Liku: 14/11/2022 11:15

    Urbanet jane te amortizuara shoferet kerkojne te largohen, prandaj shoqeria autobuzeve duhet ti mbyllin urbanet mbasi nuk plotesojn kushtet pa kondicjoner, pa pasterti makina te vjetra duhen zevendesuar me urban elekrik

    Përgjigju
  • aleksadros: 14/11/2022 04:55

    ike lere ajde ne Evrope ,se mose e di pekmes gorrice ,1500 euro ke ne muajte

    Përgjigju
  • Siperia: 14/11/2022 01:29

    Kemi udhehes te mpir qe as nuk duan tja dine se ça po behet,edhe ne si popull jemi kot fare ,ka ardh koha si asnje here te ngrihemi,ti mbledhim drogaxhinjt ne parlament dhe ti mbyllin neper istitucionet e edukimit

    Përgjigju
  • Sifi: 13/11/2022 23:13

    Or zoteri ku ka transport publik ne Shqiperi ?I kane dhene te gjitha privatit ,prandaj largohen njerezit prej pagave prej skllavi.Hajde model ekknomik hahde.Mbysh privatet me leke dhe popullit u mbesin therrimet .Jo vetem Rama pir qe nga Nano ,Sakiu dhe Meta kur ushte i shiten te gjitha asetet publike ise i dhane me koncension dhe populli mbetet pa pyne dge laegohwt rinia.Modeli i leshit te koncensioneve dhe PPP qe e mbajne vwndun 200 vjet ne fukarallek

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?