Ish-deputeti i LSI-së, Edmond Haxhinasto, është përmendur shpesh ditët e fundit si një prej njerëzve që do t'i bashkoheshin të ikurve nga kjo forcë politike por vetë ai e mohon kategorisht një gjë të tillë. I pyetur në studion e Report Tv për largimet Haxhinasto nuk preferoi t'i komentonte vendimet e tyre.
"Jam tek LSI dhe nuk lëviz. Nuk i gjykoj veprimet e të tjerëve por veprimet e mia. Unë do të kandidoj në Tiranë. Lista është një mënyrë për të kontribuar gjithsecili", tha ai.
Ndërkohë sa i përket koalicioneve para dhe paszgjedhore Haxhinasto tha se LSI është partia që i ka qëndruar të gjitha marrëveshjeve në historinë e saj.
"Opozita e ka kandidatin për Kryeministër që është Lulzim Basha. LSI ka qenë partia me luajale në historinë e politikës shqiptare, duke filluar që nga themelimi i saj. Asnjëherë nuk ka prishur marrëveshje. Ka qenë një partner shumë i qëndrueshëm. Ne nuk jemi parti ideologjike por elektorale. Shkojmë me një program të caktuar para qytetarëve. Arsyet pse ne u larguam nga Kuvendi ishin shumë të qarta. Ata që qëndruan që në momentin që e bënë këtë nuk ishin më me LSI. Ne kemi bërë përpjekje maksimale që personat e kandiduar të jenë me integritet. Ne nuk kemi pasur figura kriminale", vijoi ai.
Haxhinasto ka qenë edhe drejtuesi i grupit të punës për hartimin e programit të LSI-së, i cili u prezantua sot. Në intervistën në Report Tv ai tha se prioriteti kryesor i programit është rikthimi i shpresës te rinia.
"Padiskutim këto prioritete janë zgjidhje të problematikave që ka vendi për momentin. Janë politika që ndikojnë një sërë reformash të domosdoshme që vendi të ketë një rritje ekonomike, të kthejë besimin e rinisë te Shqipëria. Ne e kemi pasur para Berishës si propozim taksën e sheshtë. Ne mendojmë që në këto momente është një çlirim i madh i ekonomisë nga barra e rëndë fiskale. Për më tepër që kjo nuk është një taksë puro e sheshtë pasi janë përjashtuar familjet me të ardhura nën 35 mijë lekë. Ne mendojmë se kështu krijojmë një klimë biznesi shumë më të mirë se ç'është aktualisht. Duke rritur ekonominë krijojmë mundësi shumë më të gjera sidomos për punësimin e të rinjve.
Arsimi është në mënyrë të padiskutueshme një investim shumë i madh që bëhet nga shoqëria jonë. Edhe për të riformatuar, ndryshuar strukturën e ekonomisë. Kështu sjellim një rritje të ndjeshme të Prodhimin e Përgjithshëm Bruto. Qëllimi ynë nuk janë shifrat buxhetore. E rëndësishme është se si janë shpërndarë. Si është përdorur borxhi? Për shërbime publike apo për PPP?Rezulton nga të gjitha vlerësimet e fundit që niveli i jetesës së qytetarëve është ulur. Rreth 80% e të ardhurave shkojnë për tu ushqyer. Kjo situatë duhet ndryshuar", tha ai.
LSI parti juajale - thote, po natyrisht qe shkon me gjithkend, me ke ti japi me shume, si ato prostitutat qe te shesin per hicgje. Shkurt, parti pa karakter.
Përgjigju